Lajmet

Përdoruesit e Pixel 6 dhe Galaxy S21 mund të përdorin smartfonët si çelës makine

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2021
Ky funksionalitet pritet të zgjerohet në më shumë vende të botës dhe në modele makinash por që Google nuk i ka specifikuar. Përdoruesit e Pixel 6 dhe Galaxy S21 mund të përdorin smartfonët si çelës makine

Google zbuloi ditën e sotme disa përditësime të reja që po vinë në Android 12. Duke filluar nga sot funksionaliteti i çelësave dixhitalë të makinës prezantuar për herë të parë në Google I/O në Maj, do të jetë i disponueshëm në Pixel 6, Pixel 6 Pro dhe Samsung Galaxy S21 për makinat BMW.

Ky funksionalitet pritet të zgjerohet në më shumë vende të botës dhe në modele makinash por që Google nuk i ka specifikuar.

E thënë thjeshtë përdoruesit mund të shndërrojnë smartfonët e tyre në çelës makine dhe kjo mundësi falë çipit Ultra-WideBand që këto telefonët kanë.

Madje përdoruesit nuk kanë nevojë as të nxjerrin telefonin nga xhepi sepse në momentin që i afrohen ajo automatikisht hapet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung ndërton fabrikën 17 miliardë dollarëshe të prodhimit të çipeve