Lajmet

Përdoruesit e portofolit të kriptomonedhave MetaMask shënjestër e sulmeve phishing

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Maj 2022
Në Shkurt një sulm i ngjashëm phishing përfundoi me vjedhjen e 1.7 milionë NFT-ve nga OpenSea. Përdoruesit e portofolit të kriptomonedhave MetaMask shënjestër e sulmeve phishing

Sikur të mos mjaftonte java e kaluar për përdoruesit e kriptomonedhave me shumicën e tyre që ranë në nivele që nuk ishin parë prej një viti, tani ato po vihen në shënjestër të sulmeve phishing.

Sipas CoinDesk dhe The Block Crypto, një sulm phishing përmes dritareve pop-up po përhapet ndërsa ekspertët paralajmërojnë përdoruesit të mos aprovojnë transaksionet përmes dritareve pop-up.

Përdoruesve ju kërkohet të lidhin portofolët e tyre MetaMask për të përfituar NFT nga Bored Ape Yacth Club.

Në Shkurt një sulm i ngjashëm phishing përfundoi me vjedhjen e 1.7 milionë NFT-ve nga OpenSea.

Sajte si Etherscan, CoinGecko dhe DexTool paralajmëruan përdoruesit për këto pop-up duke ju kërkuar të refuzojnë transaksione të tilla. Si masë parandaluese Etherscan ka çaktivizuar integrimet e palëve të treta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka e Anglisë paralajmëron për rreziqet e kriptoaseteve