Analiza

Përdoruesit e teknologjisë 5G konsumojnë 2.7 herë më shumë internet sesa ato 4G

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2020
0
Në 6 vende ku teknologjia 5G është implementuar, përdoruesit e smartfonëve 5G konsumonin mesatarisht 1.7 deri në 2.7 herë më shumë internet sesa përdoruesit e smartfonëve 4G. Përdoruesit e teknologjisë 5G konsumojnë 2.7 herë më shumë internet sesa ato 4G

Gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare 5G jo vetëm që siguron shpejtësi mesatare më të lartë sesa 4G, por gjithashtu rrit kapacitetin.

5G-ja bën të mundur që operatorët të përdorin frekuenca të reja më të larta mbi 3Ghz që më përpara nuk janë përdorur për shërbime celulare.

Një raport i fundi i OpenSignal tregon se çfarë do të thotë rritja e këtij kapaciteti për përdoruesit celularë duke parë sesa GB konsumojnë mbi rrjetet 4G dhe ato 5G.

Në 6 vende ku teknologjia 5G është implementuar, përdoruesit e smartfonëve 5G konsumonin mesatarisht 1.7 deri në 2.7 herë më shumë internet sesa përdoruesit e smartfonëve 4G.

Përdorimi më i madh ishte në Korenë e Jugut me 38.1 GB të konsumuara mesatarisht mbi rrjetet 5G. Në 6 tregjet e marra së bashku, përdoruesit mesatarisht konsumonin 15 GB internet mbi rrjetet 5G.

Në Britani, Japoni dhe Gjermani përdoruesit konsumonin mesatarisht 17.4 GB, 16.6 GB dhe 15.9 GB internet në rrjetet celulare 5G, shifra të cilat janë 2.5 deri në 2.7 herë më të larta sesa në rrjetet 4G në tre vendet respektive.

Në SHBA dhe Australi përdoruesit konsumonin 16.5 GB dhe 16.3 GB respektivisht. Në 10 vitet e fundit operatorët në mbarë botën kanë rritur sasinë e spektrave frekuencorë në rrjetet 4G për të përballuar kërkesën në rritje për internet celular.

Një studim i fundit zbuloi se gjatë pandemisë së Covid-19 konsumi u rrit por eksperienca e përdoruesit degradoi që do të thotë se mbipopullimi i rrjeteve dëmtoi cilësinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të rikuperoni llogarinë e fshirë të TikTok