Lajmet

Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2020
0
Krahas Google përdoruesit mund të zgjedhin një tjetër motor kërkimi të cilët përcaktohen përmes një ankandi fituesit e të cilit tashmë janë përzgjedhur. Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Google dhe Evropë, motori i kërkimit është i detyruar tu ofrojë përdoruesve Android në Evropë mundësi zgjedhjeje të produkteve të rivalëve.

Krahas Google përdoruesit mund të zgjedhin një tjetër motor kërkimi të cilët përcaktohen përmes një ankandi fituesit e të cilit tashmë janë përzgjedhur.

Listën e fituesve sipas vendeve Evropiane Google e ka postuar në Android.com dhe mund ta shikoni në këtë lidhje: https://www.android.com/choicescreen-winners/.

Lajmi më i madh është se rivali Microsoft ka arritur të vendosë motorin e kërkimit Bing në listën e përzgjedhjes për disa vende Evropiane si Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe Britania.

Fitues të mëdhenj ishin edhe motorët e kërkimit si Info.com, PrivacyWall dhe GMX. Vendosja e motorit të kërkimit të Microsoft në listën e përzgjedhjes pritet të përmirësojë pjesën e tregut të kompanisë e cila për momentin është 3.06%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ridizajnon Gmail