Blog

Përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Shkurt 2021
Studimi zbuloi se përdoruesit e iPhone kanë vese dhe sjellje më acaruese sesa përdoruesit e Android duke çuar në konkluzionin se këta të fundit janë partnerë më të mirë. Përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone

Ekziston një betejë mes përdoruesve të iPhone dhe Android që duket se nuk do të marrë fund kurrë. Edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj përplasjeje, kanë mbajtur anën duke zgjedhur smartfonët e tyre.

Por një studim i ri e sheh këtë përplasje në një këndvështrim tjetër. Sipas tij përdoruesit e telefonëve Android janë partnerë më të mirë sesa përdoruesit e iPhone.

Studimi zbuloi se përdoruesit e iPhone kanë vese dhe sjellje më acaruese sesa përdoruesit e Android duke çuar në konkluzionin se këta të fundit janë partnerë më të mirë.

Edhe pse rezultati i studimit është i thjeshtë, përfundimet e arritura janë më të thella sesa kaq. Në total studimi anketoi 2 mijë përdorues.

Përdoruesit e iPhone ishin 12% më të prirë për tu përfshirë në debate dhe fyerje sesa përdoruesit e Android. Në fakt ato tejkalonin përdoruesit Android në çdo kategori të anketës sa i përket të të qenurit më mizor me telefonët e tyre.

Përdoruesit e iPhone ishin më të prirë të përdornin telefonin e tyre gjatë një filmi apo edhe gjatë drejtimit të makinës. Madje kanë gjasa më të larta të thyejnë telefonin sesa përdoruesit Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e iPhone mund të shohin video YouTube ndërsa përdorin aplikacione të tjera