Lajmet

Përdoruesit e telefonëve Android mund të jenë përgjuar nga kamera pa dijeninë e tyre

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Nëntor 2019
0
Madje firma e sigurisë ka provuar edhe realizimin e sulmit në një video të ngarkuar në YouTube. Google ka konfirmuar problemin dhe falënderuar hulumtuesit për punën e tyre. Përdoruesit e telefonëve Android mund të jenë përgjuar nga kamera pa dijeninë e tyre

Për të mos lënë Facebook të kryesojë në këtë aspekt, Google ka zbuluar një dobësi në Android e cila bën të mundur që hakerët të marrin nën kontroll kamerën e smartfonit apo tabletit dhe të kapin foto e të regjistrojnë pamje edhe kur telefoni është i kyçur ose me ekran të fikur.

Problemi u zbulua nga hulumtuesit e Checkmarx dhe fshihej në aplikacionin Google Camera. Telefonët e prekur janë Pixel, por është shtrirë edhe tek telefonët Samsung dhe prodhues të tjerë.

Madje firma e sigurisë ka provuar edhe realizimin e sulmit në një video të ngarkuar në YouTube. Google ka konfirmuar problemin dhe falënderuar hulumtuesit për punën e tyre.

Lajmi i mirë është se problemi është adresuar por hulumtuesit e Projektit Zero të Google mbase do të ishte më mirë të kapnin probleme në sistemin e tyre Android sesa iOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adobe Lightroom rrit cilësinë e imazheve duke përdorur inteligjencën artificiale

Lajmet e fundit>