Lajmet

Përdoruesit e tualeteve në Japoni janë të rrezikuar nga sulmet me Bluetooth

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Përdoruesit e tualeteve në Japoni janë të rrezikuar nga sulmet me Bluetooth

tualet blututhTualetet japoneze të teknologjisë së lartë janë të mundshme për t’u prekur nga aplikacioni për Android i prodhuesit e tyre.

Siç raporton The Atlantic, një këshilltar për siguri nga hulumtuesit Trustwave thotë që të gjitha tualetet Inax satis Bluetooth kanë të njëjtin PIN të Bluetoothit (“0000”), duke i mundësuar secilit që e ka aplikacionin My Satis për sistemin operativ Android që të kontrollojë çfarëdo tualeti brenda rrezes.

Çfarë mund të bëni me këtë aplikacion? Pavarësisht nga aktivizimi i skuqjes dhe kontrollimit të të dhënave për pastrim që ruhen nga komoja, ju po ashtu mund të aktivizoni funksionet për tharje, duke kërkuar një rrjedhje të ujit ose të ajrit të nxehtë nga poshtë.

Trustwave është përpjekur që të informojë Inax-in për dobësinë tri herë që kur e ka zbuluar në qershor, dhe vetëm tani kjo dobësi është bërë publike. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”6ZyhY6NPYTw”]

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran me palosje i Sharp hapet në formën e një guaske

Lajmet e fundit>