Lajmet

Përdoruesit e Vodafone në mbarë Evropën probleme me internetin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Qershor 2019
0
Disa përdorues raportuan probleme me DNS, sistemin i cili funksionon si regjistër adresash për internetin. Nëse ka probleme me këtë shërbim, konektiviteti në internet do të vuajë në mbarë uebin që do thotë se trafiku i kompjuterëve nuk shkon në drejtimin e duhur. Përdoruesit e Vodafone në mbarë Evropën probleme me internetin

Shërbimi i internetit të Vodafone raportohet të kenë rënë në mbarë Evropën ndërsa përdoruesit nuk aksesojnë dot internetin.

Problemet janë shfaqur në disa vende Evropiane që nga Britania, në Gjerman dhe Spanjë. Megjithatë duket se nuk kanë prekur çdo konsumator por që janë të përhapura në masë.

Disa përdorues raportuan probleme me DNS, sistemin i cili funksionon si regjistër adresash për internetin. Nëse ka probleme me këtë shërbim, konektiviteti në internet do të vuajë në mbarë uebin që do thotë se trafiku i kompjuterëve nuk shkon në drejtimin e duhur.

Shumë përdorues të Vodafone thanë se mund të zgjidhnin problemin duke ndryshuar DNS-të e tyre me ato të Google 8.8.8.8.

Ndërsa kjo zgjidhje vlen për ata që janë në një kompjuter, në rrjetin 4G është e pamundur. Llogaritë zyrtare të Vodafone nuk kanë folur ende publikisht për problemet.

Vodafone ka afro 444 milionë përdorues në mbarë botën dhe operon në Shqipëri me 1.2 milionë përdorues aktivë të shërbimeve.

Aktualisht në Shqipëri nuk raportohen probleme me aksesin në internet nga operatori Vodafone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kur do të hiqet roamingu mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Lajmet e fundit>