Lajmet

Përdoruesit e WhatsApp largohen në masë drejt platformave rivale

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2021
Sipas të dhënave nga Sensor Tower, Signal është shkarkuar globalisht 246 mijë herë një javë para lajmit dhe 8.8 milionë herë një javë më pas. Përdoruesit e WhatsApp largohen në masë drejt platformave rivale

Platformat e komunikimit Signal dhe Telegram vijojnë të rriten në numër përdoruesish pasi një ndryshim i politikave të përdorimit të WhatsApp shkatoi irritim të madh.

WhatsApp ju tha 2 miliardë përdoruesve se ata duhet të ndajnë të dhënat me kompaninë mëmë Facebook nëse dëshirojnë të vazhdojnë me përdorimin e tij.

Kjo nuk aplikohet për përdoruesit në Britani dhe Evropë. Megjithatë njoftimi ka shkuar për të gjithë. Përdoruesit e WhatsApp nuk mund të vijojnë përdorimin e aplikacionit nëse nuk pranojnë termat e reja deri më 8 shkurt.

Platforma thotë se ky ndryshim do të ndihmojë kompaninë të ofrojë funksione të avancuara pagesash dhe blerjesh online.

Sipas të dhënave nga Sensor Tower, Signal është shkarkuar globalisht 246 mijë herë një javë para lajmit dhe 8.8 milionë herë një javë më pas.

Në një seri cicërimash Signal raportoi probleme për shkak të rritjes së shpejti të numrit të përdoruesve. Telegram është bërë edhe më popullor.

Shkarkimet kanë shkuar nga 6.5 milionë në 11 milionë. Sakaq shkarkimet e WhatsApp ranë nga 11.3 milionë në 9.2 milionë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Gjermane bllokojnë politikën e re të privatësisë së WhatsApp