Lajmet

Përdoruesit e WhatsApp mund të bllokojnë statusin “Last Seen” për kontakte specifike

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2021
Funksioni është ende në testim në iOS por në fund presim që të debutojë edhe në Android. Parametrat aplikohen edhe për foton e profilit dhe biografinë tuaj. Përdoruesit e WhatsApp mund të bllokojnë statusin “Last Seen” për kontakte specifike

WhatsApp e pësoi rëndë kur tha në fillim të vitit se do të ndryshonte politikat e privatësisë megjithatë një përditësim i ri do tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.

Vite më parë WhatsApp lançoi një funksion ku përdoruesit mund të vendosnin kush sheh foton e tyre të profilit, hapësirën About, dhe nëse keni parë mesazhet që të tjerë ju dërgojnë.

Funksionalitetet e disponueshme ishin “Everyone”, “My Contacts” dhe “Nobody.” Megjithatë një funksion i ri do të shtohet për parametrit “Last Seen” në mënyrë që të zgjidhni individualisht kush do të shohë nëse e keni parë mesazhin e tyre ose jo.

Funksioni është ende në testim në iOS por në fund presim që të debutojë edhe në Android. Parametrat aplikohen edhe për foton e profilit dhe biografinë tuaj.

Natyrisht nëse nuk lejoni dikë të shohë nëse keni parë mesazhet e tyre, atëherë as ju nuk do të mund të shikoni statusin e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Tags >

WhatsApp