Lajmet

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti mund të anulojnë fshirjen e mesazheve

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Gusht 2022
Pasi të keni fshirë një mesazh të dërguar, një shirit në fund të ekranit do të shfaqet që konfirmon fshirjen. Përdoruesit e WhatsApp së shpejti mund të anulojnë fshirjen e mesazheve

Shpeshherë ju ka ndodhur që gabimisht të dërgoni një mesazh në WhatsApp tek personi i gabuar. Për këtë aplikacioni solli një prej funksionaliteteve më të kërkuara që ishte fshirja e mesazheve të dërguara përpara se marrësi ti shikojë.

Por nëse keni fshirë mesazhin e gabuar? WhatsApp është duke testuar në kanalin beta një mënyrë për të anuluar fshirjen e mesazheve të dërguara.

Në fakt që prej Qershorit WhatsApp ka testuar një funksionalitet për anulimi e fshirjes aksidentale të mesazheve. Tashmë në versionin 2.2.18.13 opsioni po ofrohet tek një bazë më e gjerë përdoruesish të versioneve eksperimentale.

Pasi të keni fshirë një mesazh të dërguar, një shirit në fund të ekranit do të shfaqet që konfirmon fshirjen. Megjithatë në të djathtë të tij është një opsion “Undo” për rikthimin e mesazhit.

Ky paralajmërim është aktiv vetëm për pak sekonda dhe vetëm kaq është afati që keni për të rivlerësuar vendimin tuaj. Një qasje të ngjashme kanë aplikuar edhe aplikacione si Gmail kur fshini e-mailet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp shton kontrolle të reja për thirrjet në grup

Tags >

WhatsApp