Lajmet

Përdoruesit e Yahoo Mail janë të pakënaqur nga dizajni i ri

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Përdoruesit e Yahoo Mail janë të pakënaqur nga dizajni i ri

Mesa duket, përditësimi më i fundit i Yahoo Mail nuk është pritur mirë nga përdoruesit. Javën e kaluar, me rastin e 16-vjetorit të Yahoo Mail, kompania vendosi të përditësonte ndërfaqen e shërbimit të postës elektronike duke ofruar një dizajn disi të ngjashëm me Gmail.

Dizajni i ri dhe mungesa e disa opsioneve ka nxitur publikimin e disa komenteve negative në blogun e Yahoo Mail madje, është shkruar dhe një peticion on line në Change.org për t’i kërkuar kompanisë rikthimin e dizajnit të vjetër.

Ankesa kryesore e përdoruesve ka të bëjë me heqjen e “tabs”, të cilat mundësonin navigimin me lehtësi midis dritareve të ndryshme të këtij shërbimi.

Përdoruesit kërkojnë gjithashtu edhe shtimin e opsionit “klasifiko sipas dërguesve” (sort by sender), reduktimin e klikimeve për të arritur tek direktoritë e ndryshme dhe përmirësimin e menaxhimit të dritares së bisedave (Conversation View).

Disa përdorues të tjerë kanë kritikuar humbjen e menusë së mjeteve (toolbar), dizajnin e ri të sfondeve si dhe vështirësitë e performimit të detyrave të caktuara si p.sh bashkangjitjen e një dokumenti. Një përdorues tjetër është shprehur negativisht veçanërisht për mënyrën se si Yahoo është përpjekur të imitojë Gmail.

Përveç ankesave të mësipërme, përdorues të ndryshëm kanë raportuar se ekzekutimi i Yahoo Mail has shumë probleme. Disa prej tyre kanë deklaruar se duhet të logohen sërish sepse pas logimit të parë shfaqet ekrani i bardhë.

Disa të tjerë janë shprehur se e kanë pasur të pamundur të marrin ose të hapin e-mailet. Një pjesë e mirë e këtyre ankesave shprehen edhe në peticionin on line i cili është mbështetur nga më tepër se 3100 përdorues.

Reagimi i Yahoo-së në lidhje me këtë situatë ka qenë: “Ndryshimet më të fundit të dizajnit të Yahoo Mail përbëjnë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e një versioni më modern dhe të personalizuar. Ne e dimë se ndryshimet kanë qenë të shumta dhe jemi aktivë në ndjekjen e e reagimeve të përdoruesve në mënyrë që të përmirësohemi në vazhdimësi”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

tumblr_inline

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>