Lajmet

Përdoruesit e YouTube duhet të paguajnë për të parë video 4K

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Tetor 2022
Abonimi Premium kushton 12 dollarë në muaj ose 120 dollarë në vit. Përdoruesit e YouTube duhet të paguajnë për të parë video 4K

Së shpejti mund tu duhet një abonim me pagesë në YouTube jo vetëm për të shmangur reklamat por tashmë edhe për të parë videot.

Disa përdorues raportuan se YouTube ju ka kërkuar të abonohen në shërbimin Premium për të parë videot në rezolucionin 4K. Ende nuk ka të dhëna se në çfarë vendesh është aplikuar, pajisjesh apo cilat video janë prekur.

Gjithashtu nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një testim apo lançim në masë për të gjithë përdoruesit. Abonimi Premium kushton 12 dollarë në muaj ose 120 dollarë në vit.

Një lëvizje e tillë nuk do të ishte e papritur. YouTube pretendon se ka 50 milionë përdorues me pagesë të shërbimeve Premium dhe Music, të dhëna që datojnë nga viti i kaluar.

Mund tu duket një shifër e lartë por tejet modeste krahasuar me rivalët si Spotify Premium që ka 188 milionë përdorues me pagesë dhe Netflix me 220 milionë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një listë me 35 aplikacione të dëmshme në Android kanë infektuar miliona pajisje