Lajmet

Përdoruesit mund të pëlqejnë historitë në Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shkurt 2022
Sapo përdoruesit të kenë akses në funksionin e ri, një ikonë e re në formë zemre do të shfaqet mes ikonës së aeroplanit dhe fushës së dërgimit të një mesazhi. Përdoruesit mund të pëlqejnë historitë në Instagram

Përdorues e Instagram kanë një mënyrë të re të ndërveprimit të Historitë. Duke filluar nga dita e sotme, ju mund të dërgoni një pëlqim privat kur dikush ndan një imazh apo video që ju pëlqen.

Më përpara e vetmja mënyrë për tju përgjigjur një historie ishte duke i dërguar përdoruesit që e ka publikuar një mesazh direkt ose emoji. Në secilin rast përgjigja juaj do të shfaqej në mesazhet e tyre.

Sapo përdoruesit të kenë akses në funksionin e ri, një ikonë e re në formë zemre do të shfaqet mes ikonës së aeroplanit dhe fushës së dërgimit të një mesazhi.

Njerëzit të cilët shohin historitë tuaja nuk mund të shohin numrin e pëlqimeve. Ideja pas këtij funksionaliteti është që njerëzit të shprehin më mirë mbështetjen për njëri-tjetrin por pa qenë nevoja të dërgojnë mesazhe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vladimir Putin thotë se kriptomonedhat janë të rrezikshme