Lajmet

Përdoruesit mund të përdorin Gmail si aplikacionin kryesor të e-mailit në iOS 14

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shtator 2020
0
Në faqen e suportit Google shpjegon sesi përdoruesit mund ta bëjnë Gmail aplikacionin kryesor të postës elektronike. Përdoruesit mund të përdorin Gmail si aplikacionin kryesor të e-mailit në iOS 14

Kur Apple prezantoi iOS 14, kompania tha se ky version do të leojë përdoruesit të shfrytëzojnë aplikacionin e tyre të preferuar të e-mailit dhe shfletimit.

Google ka përditësuar tashmë Chrome në iOS dhe kështu përdoruesit e versionit të fundit mund të parazgjedhin Chrome si shfletuesin kryesor.

Sot kompania lëshoi versionin 6.0.2000825 të aplikacionit Gmail me të njëjtin funksion. Në faqen e suportit Google shpjegon sesi përdoruesit mund ta bëjnë Gmail aplikacionin kryesor të postës elektronike.

Nëse keni qenë përdorues i aplikacionit Gmail edhe në të kaluarën, me shumë gjasa lidhje e klikuara nga Chrome janë hapur në Gmail por kësaj herë do të vlejë për çdo aplikacion apo shfletues tjetër që tenton të hapë apo dërgojë e-mail.

LEXO EDHE:  Në aplikacionin Google Photos tashmë mund të bisedoni