Lajmet

Përdoruesit ndërveprojnë më shumë me reklamat e Facebook-ut

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Përdoruesit ndërveprojnë më shumë me reklamat e Facebook-ut

Një kompani dixhitale marketingu e quajtur Kenshoo Social që punon me qindra përdorues dhe konsumatorë që reklamojnë në Facebook, studioi më shumë se 75 miliardë reklama në rrjetin social për dy tremujorët e fundit.

Nga studimi u gjetën prova që këto reklama jo vetëm që punojnë, por në disa raste edhe i nënvlerësojnë. Konshoo si kompani marketingu dhe Facebook bashkëpunojnë për suksesin e të dy kompanive.

Reklamuesit e Facebook-ut që punojnë me Kenshoo, përfshirë edhe emra si Sears, Ticketmaster dhe CareerBuilder, panë një rritje rreth 18% në numrin e klikimeve për tremujorin e dytë dhe të parë, ndërsa të ardhurat e Facebook-ut nga reklamat u rritën me 30 %. Numri i klikimeve u rrit me 16 % dhe gjithashtu u rrit me 75% ndërveprimi i përdoruesve me këto reklama. Kërkimi nuk përfshin të gjitha reklamat e Facebook-ut, por vetëm ato që punojnë me Kenshoo.

Kenshoo nuk është kompania e vetme e marketingut që pretendon se reklamat e rrjeteve sociale janë nënvlerësuar.

Montate, që ofron teknologji marketingu të bazuar në re (cloud) për konsumatorët, përshkruan një trend të ngjashëm gjatë raportit të saj të tremujorit të parë. Në raport vihej në dukje “palëvizshmëria” nga rrjetet sociale, prandaj edhe normat e klikimit nuk janë të larta, përdoruesit nuk kërkojnë të largohen nga faqja prandaj ata e ruajnë informacionin në mendje për përdorim të mëvonshëm. Suksesi i reklamave në Facebook varet nga disa faktorë ku dallojmë aftësinë e Facebook për të patur në target audiencën e duhur.

Algoritmi që përdor Facebook-u është përmirësuar dhe kjo sjell përdoruesit sipas preferencave të tyre drejt reklamimit më të mirë. Një studim i fundit i bërë nga Salesforce Marketing Cloud vuri re një diferencë të madhe të performancës së reklamave të Facebook-ut të bazuar tek rajonet. Si Europa ashtu edhe pjesa Azi/ Paqësor kishin një normë më të lartë të klikimeve në reklama se Amerika. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Avengers: Endgame rekord të ardhurash prej 2 miliardë dollarë

facebook ads

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>