Lajmet

Përdoruesit pa pagesë së Teams mund të bëjnë telefonata deri në 24 orë pa ndërprerje

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2020
Telefonatat në Microsoft Teams do të zgjasin deri në 24 orë me 300 pjesëmarrës pa ndërprerje dhe këtu përfshihen përdorues pa pagesë. Përdoruesit pa pagesë së Teams mund të bëjnë telefonata deri në 24 orë pa ndërprerje

Ndërsa po zhvendoset çdo ditë e më shumë drejt punës në distancë për shkak të pandemisë së Covid-19, Microsoft po përpiqet ta shndërrojë Teams në një prej platformave më të mira që i shërben këtij modeli.

Gjiganti i softueri lajmëroi se një përditësim i madh po vjen për Teams dhe do të trondisë mbarë konkurrencën në hapësirën e punës në distancë. Përditësimet që po vinë të detajuar në Microsoft 365 përfshijnë edhe një gjë që konkurrentët si Zoom kanë vuajtur.

Telefonatat në Microsoft Teams do të zgjasin deri në 24 orë me 300 pjesëmarrës pa ndërprerje dhe këtu përfshihen përdorues pa pagesë.

Kështu Microsoft mendon se ka prej atyre të cilët duan të flasin me miqtë nga Teams e pse edhe tërë ditën. Gjithashtu vlen të përmendet se një përditësim në aplikacioni mobil do të thotë se përdoruesit mund të tregojnë vendndodhjen e tyre për anëtarët e familjes.

Në ekran mund të shikoni deri në 49 pjesëmarrës dhe me Together Mode Microsoft shpreson që ata që janë pjesë e bisedës të mos ndihen të izoluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka dërguar një përditësim në Windows 10 që nuk duhet ta instaloni