Analiza

Përdoruesit e Internetit të dobët në vetëmbrojtje

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
Përdoruesit e Internetit të dobët në vetëmbrojtje

Trusteer anketoi mbi katër milion përdorues të ueb shërbimit të saj të sigurisë, shumë prej të cilëve thuhet se janë konsumatorë të bankave më të mëdha të Amerikës Veriore.

Çuditërisht, shumë prej tyre përdorin kredencialet e kyçjes për shfrytëzim bankar online dhe për shërbime tjera financiare, për tu kyçur edhe në faqe tjera të internetit.

Një shifër mbresëlënëse prej 73 përqind të njerëzve të anketuar, përdorin fjalëkalimet e tyre bankare për tu kyçur në faqe tjera, gjersa gati gjysma e tyre përdorin të njëjtin fjalëkalim edhe për shfletim serioz e edhe për shfletim argëtues.

Sipas Trusteer, rreziku është i madh rreth ri-shfrytëzimit të kredencialeve bankare online, për shkak se ato mund të keqpërdoren nga kriminelët e internetit të cilët e gjejnë të lehtë të marrin të dhënat e kyçjes nga posta e internetit dhe nga disa prej rrjeteve sociale.

Në momentin që ata arrijnë t’i kapin fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve, kriminelët në mënyrë sistematike tentojnë të kyçen në llogaritë bankare dhe të shohin nëse përdoruesit janë aq budallenj sa po paraqiten.

Amit Klein, shef i teknologjisë pranë Trusteer tha: “Gjetjet tona kanë treguar se konsumatorët nuk janë të vetëdijshëm apo kanë zgjedhur rrugën e injorimit, rreth implikimeve të sigurisë që sjellë ri-shfrytëzimi i kredencialeve bankare në ueb faqe të shumta”.

Trusteer ofron linja udhërrëfyese për shfletues të uebit. Ju do të duhej të keni së paku tri bashkësi të kredencialeve, një që e shfrytëzoni vetëm për ueb faqet financiare, tjetrën vetëm për ueb faqet jo financiare që mbajnë informata rreth identitetit tuaj dhe një tjetër për ueb faqe jo të ndjeshme.

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Lajmet e fundit>