Softuer

Përdoruesit me padurim po presin paraqitjen e Android 2.2

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Përdoruesit me padurim po presin paraqitjen e Android 2.2

Deri më tani, i vetmi celularë që zyrtarisht ka përfituar përditësimin Android 2.2, që njihet edhe si “Froyo”, është Nexus One, celularë që është dizajnuar nga Google, por që është një prej celularëve Android me më së paku shitje.

Konsumatorët që kanë Motorola Droid, HTC Evo dhe modele tjera të nivelit të lartë kanë pritur radhën e tyre. Por të gjithë e dimë se shumë nuk kanë durim, në veçanti hakerët dhe përreth para një jave ROM-i i parë jozyrtarë Android 2.2 ka filluar të shpërndahet nëpër internet.

Peter Alfonso krijoi një pako shkarkimi për Droid, që duket se është një instalim i përkryer i Froyo, dhe kjo u shpërnda në Twitter dhe Bit.ly. Sipas statistikave të Bit.ly, më shumë se 37.000 njerëz kanë klikuar për të shkarkur skedarin. Megjithatë, tani faqja për shkarkim më nuk ofrohet.

Google ka konfirmuar se Android 2.2 do të arrijë tek shumica e pajisjeve të tanishme në treg me bazë në Android më vonë gjatë këtij viti, dhe natyrisht modelet Droid, Droid X, Evo, Samsung Galaxy S, do të përfshihen në përditësim.

LEXO EDHE:  2.6 miliardë njerëz përdorin aplikacionet e Facebook

Lajmet e fundit>