Lajmet

Përfitoni nga oferta e re e Scribd: Libra elektronikë (e-book) pa limit për tre muaj

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Përfitoni nga oferta e re e Scribd: Libra elektronikë (e-book) pa limit për tre muaj

scribd-miscShërbimi Scribd disponon aktualisht plot 300 000 libra, të cilët ju mund t’i aksesoni nëpërmjet shfletuesit tuaj në ueb dhe pajisjeve tuaja Android ose iOS. Para disa muajsh, Scribd ka prezantuar edhe aplikacionin për Kindle Fire.

Që prej tetorit të vitit të kaluar kompania ka aktivizuar shërbimin fiks të abonimeve, i cili normalisht kushton 8.99$ në muaj, por gjithashtu është e mundur që përdoruesit t’a provojnë atë pa pagesë vetëm për një muaj. Së fundmi, falë promovimit me More Magazine, Scribd ka vendosur të ofrojë tre muaj falas për këtë shërbim.

Megjithatë duhet të keni parasysh se pavarësisht se shërbimi do të ofrohet pa pagesë, është e nevojshme që të dispononi një kartë krediti apo një llogari në Pay Pal. Kompania nuk do tërheqë para nga llogaria juaj për 90 dite, por më pas ju duhet të tregoheni të kujdesshëm të anulloni abonimin sepse në të kundërt do të faturoheni me shumën përkatëse. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Jeta pa teknologji; Nisma me nxënësit e Gjirokastrës për t’u kthyer te librat

Lajmet e fundit>