Harduer

Performanca e çipi A15 në iPhone 13 nuk është aq sa Apple e reklamon

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Tetor 2021
Në lidhje me grafikat e reja A15, AnanTech i quan një mrekulli inxhinierike sepse ajo që ofrojnë është mbi atë çfarë marketingu i Apple pretendon. Performanca e çipi A15 në iPhone 13 nuk është aq sa Apple e reklamon

Seritë e reja iPhone 13 nga Apple vinë me procesorin e ri A15 Bionic për të cilin kompania thotë se është 50% më i shpejtë sesa konkurrentët. Ky pretendim ishte pikënisje e një hetimi nga AnandTech në performancën e çipit, efikasitetin dhe fuqinë grafike.

Krahasuar me konkurrentët A15 nuk është 50% më i shpejtë por 62%. Edhe pse bërthamat procesorike të çipit të Apple janë më të uritura për energji, ato janë ende shumë efikase.

A15 ka dy mikroarkitektura për bërthamat e fuqisë së ulët dhe fuqisë së lartë ndërtuar mbi procesin 5-nanometër. Gjithashtu cache i A15 është rritur në 32MB, dyfishin e A14.

Në lidhje me grafikat e reja A15, AnanTech i quan një mrekulli inxhinierike sepse ajo që ofrojnë është mbi atë çfarë marketingu i Apple pretendon.

Një hapësirë ku Apple dështon është dizajni termik i cili nuk largohen siç duhet nxehtësinë nga çipi drejt trupit të smartfonit. Madje konsiderohet si një prej më të dobëtve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple mund të gjobitet nga Komisioni Evropian për praktika të pandershme konkurrence