Harduer

Performanca e kartave grafike të integruara do të përmirësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm

Publikuar , 31 Dhjetor 2018
0
Avancimet e fundit nga Intel dhe AMD do të bëjnë të sjellin më shumë fuqi tek kartat grafike të integruara (iGPU). Performanca e kartave grafike të integruara do të përmirësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm

Së shpejti nuk keni pse të blini një kartë grafike të dedikuar për të luajtur video lojëra. Të paktën nëse jeni prej 90% të njerëzve që luajnë lojëra në formatin 1080p ose më pak.

Avancimet e fundit nga Intel dhe AMD do të bëjnë të sjellin më shumë fuqi tek kartat grafike të integruara (iGPU).

Pse janë kartat grafike të integruar të ngadalta?

Janë dy arsye: memoria dhe madhësia. Pjesa e memories është e lehtë për tu kuptuar, sa më e shpejtë aq më e madhe performanca.

Kartat grafike të integruara nuk kanë teknologji si GDDR6 ose HBM2 dhe zakonisht ndajnë RAM-in e sistemit me pjesën tjetër të proceseve.

Kjo ndodh sepse është shumë e kushtueshme vendosja e një memorie të tillë në çipet e kartave grafike të integruara dhe për këtë ato u dedikohen lojtarëve që nuk duan të shpenzojnë shumë në këtë drejtim.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar në një të ardhme të afërt në këtë drejtim por me përmirësimin e kontrollerëve të memories, RAM-i do të jetë jetë edhe më efikas e si rezultat iGPU-të më të shpejta.

Arsyeja e dytë është madhësia e cila do të ndryshojë në 2019-ën. Procesorët e kartave grafike kanë stampa më të mëdha sesa procesorët qendrorë (CPU) dhe rritja e madhësisë së tyre do të thotë probleme për bizneset e silikonit.

Një stampë më e madhe ka një shans më të madh defektesh dhe një defekt i vetëm e nxjerr plotësisht jashtë funksioni.

Në imazhet hipotetike të paraqitura mëposhtë mund të shikoni një stampë të vogël me pikat e defektit dhe një stampë me dyfishin e madhësisë.

Kjo e dyta kur një defekt shfaqet në një pikë mund të nxjerrë nga funksioni plotësisht stampë sepse pika kanë një shtrirje më të madhe në hapësirë.

LEXO EDHE:  Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

Hapësira e stampave shitet për një çmim të lartë tek kartat grafike dhe asnjë nuk do të investonte gjithë atë hapësirë për të ulur mundësinë e defekteve kur mund ta shfrytëzojë për rritjen e numrit të bërthamave.

Teknologjia për të arritur këtë mund të bëhet por nëse Intel dhe AMD dëshirojnë të krijojnë një çip i cili është 90% kartë grafike ajo është tejet e kushtueshme në dizajnin monolitik.

Intel dhe AMD kanë ngjashmëri në dizajnet e kartave grafike. Ato kanë një normë më të lartë defektesh por nuk përbën më problem sesa ato po prodhojnë çipet në madhësi më të vogla për ti rimontuar kur paketohen në një procesor (CPU).

Për Intel është ulje kostoje sepse arkitektura nuk ka ndryshuar shumë. Me gjeneratën e 11 situata do të ndryshojë sepse iGPU-të do të kenë 64 njësi ekzekutimi mëse dyfishin e gjeneratës së 9-të.

Këto iGPU do të thyejnë barrierën e 1TFLOPS performancë. Një TFLOP nuk është ndonjë gjë e madhe nëse e krahasojmë me grafikat Vega 11 të AMD në procesorin ryzen 2400G i cili ka 1.7TFLOPS por çdo hap për të mbyllur hendekun është ogur i mirë për Intel.

AMD gjithashtu ka në pronësi Radeon, prodhuesin e dytë më të madhe në botë të kartave grafike të cilat i përdor tek APU-të.

Sipas raportimeve linja e ardhshme Zen 2 si modeli 3300G do të ketë procesor tetë bërthamësh dhe një grafikë Navi 20. Nëse është e vërtetë Navi 20 do të arrijë të zëvendësojë kartat grafikat të dedikuara me kosto të ulët si kartë grafike e integruar me procesorët Ryzen. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>