Lajmet

Përfundojnë bastisjet në PTK

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Përfundojnë bastisjet në PTK

“Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it, në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë. Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së së bashku me hetuesit e policisë”, thuhet në komunikatën e EULEX.

Hetimet e EULEX filluan javën që shkoi në ndërtesën qendrore të Postës dhe Telekomit të Kosovës, banesën e shefit ekzekutiv të PTK-së Shyqyri Haxha, zyret e “Z Mobile”, ato të kompanisë “Dardafon”, zyrat e “Devolli Group” si dhe vendbanimet private të tre përfaqësuesve të këtyre kompanive.

LEXO EDHE:  Google sjell teknologjinë AMP në Gmail

Lajmet e fundit>