Lajmet

Përfundon mirëmbajtja e Apache web server 2.0

Publikuar , 16 Korrik 2013
0
Përfundon mirëmbajtja e Apache web server 2.0

Pas lançimit të Apache web server 2.0.65, ka përfunduar edhe mirëmbajtja për versionin 2.0. Zhvilluesit bëjnë thirrje që të kalohet në versionet aktuale sa më shpejt të jetë e mundur (2.2 ose 2.4); versioni 2.4 është lançuar në shkurt 2012.

Versioni 2.0 i ueb serverit u bë i disponueshëm për publikun e gjerë 11 vjet më parë.

Mes problemeve që janë zgjidhur në këtë lançim përfundimtar janë gjashtë dobësi sigurie që ekspozojnë serverin ndaj hakerëve – përfshi një gabim në veçorinë e kyçjes që mund t’i lejonte sulmuesit të merrnin në kontroll serverin.

Gjithsesi, zhvilluesit e ueb serverit që njihet si “httpd” ose “Apache HTTP Server” theksojnë se përmes përdorimit të një rregulli mjaft të kujdesshëm .htaccess mund të arrihet të boshatiset gjithë kujtesa.

Ky problem nuk është zgjidhur në versionin e serive 2.0, ndërsa versioni 2.2.25, i cili është lançuar paralelisht me 2.0.65, është modifikuar për të minimizuar riskun.

Në këtë version është rregulluar gjithashtu edhe problemi i lartpërmendur lidhur me çështjen e kyçjes. (PCWorld Albanian)

Apache

LEXO EDHE:  Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Tags >

Ueb
Lajmet e fundit>