Lajmet

Përfundon Startup Live Tirana #3, shpallen fituesit

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Përfundon Startup Live Tirana #3, shpallen fituesit

imageedit_2_8593912716Është përmbyllur me sukses eventi “Startup Live Tirana”, i cili organizohej për herë të tretë në Shqipëri. Pjesë e tij ishin studentë të ndryshëm të cilët nëpërmjet ideve inovative aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme. Numri i madh i pjesëmarrësve dhe idetë e tyre interesante dëshmojnë padyshim se brezi i ri në vendin tonë është mëse i aftë për të kontribuar fuqishëm në zhvillimin e teknologjisë..

Vlen të theksojmë se projektet e prezantuara u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur, e cila përbëhej nga profesionistë dhe aktivistë të spikatur në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Proçedura e përzgjedhjes kaloi në disa faza: Fillimisht u shpall lista e shkurtër me 10 planet më të mira të biznesit. Më pas, grupet përkatëse do të duhet të bënin me dije se cili do të ishte hapi pasardhës që do të ndërmerrnin duke filluar që sot. Si përfundim, juria votoi për të përzgjedhur projektet fituese të cilat po i listojmë më poshtë:

1. One Touch Taxi

2. Doktori Im

3. Wi-Fi Localization

4. Be Safe

5. Pickup Tirana

One Touch Taxi është një aplikacion i thjeshtë mobil që ndihmon vendasit dhe të huajt të gjejnë një taksi ose një mjet tjetër transporti vetëm më një klikim. Me këtë projekt fituesit do të kenë mundësi të përfaqësojnë Shqipërinë në “Pioneers Festival” në Vjenë, i cili është eventi më i rëndësishëm në fushën e prezantimit të startup-eve në Europë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Operacioni i një firme Izraelite për të fshehur teknologjinë e përgjimit të smartfonëve

Lajmet e fundit>