Lajmet

Përgatituni të paguani për të lexuar lajme në një pajisje Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Apple ka planifikuar një aktivitet më 25 Mars ku do të fokusohet tek shërbimi i ri i lajmeve. Përgatituni të paguani për të lexuar lajme në një pajisje Apple

Apple mund të përballet me kundërshtime të ashpra ndërsa përpiqet të lançojë shërbimin e lajmeve me pagesë këtë Pranverë.

Wall Street Journal thotë se publikuesit si New York Times dhe Washington Post kundërshtojnë termat e shërbimit ku Apple do të merrte gjysmën e të ardhurave ndërsa pjesën tjetër ta ndajë me publikuesit.

Një shpërndarje e tillë e të ardhura do të ishte konsiderueshëm më e lartë sesa merr Apple për aplikacionet në App Store.

Gjithashtu kompania kërkon që disa publikues të furnizojnë pa pagesë për një vit shërbimin e Apple.

Publikuesit janë të ndarë sipas burimeve me disa që kërkojnë angazhim më të gjatë.

Çmimi nuk është vendosur ende por sipas raportimeve do të kushtojë 10 dollarë në muaj, aq sa paguhet për Apple Music.

Apple ka planifikuar një aktivitet më 25 Mars ku do të fokusohet tek shërbimi i ri i lajmeve. Kompania ka më pak se një muaj për të vendosur kushtet e përbashkëta me publikuesit.

Kompania është nën presion për kanalizimin e të ardhurave. Aktualisht varet së shumti tek shitjet e iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp Business mbërrin në iOS

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>