Blog

Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Një pjesë e madhe e rritjet së shpenzimeve i atribuohet të ardhurave të gjeneruar nga lojërat mobile. Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Firma e cila merret me hulumtimin e tregut të aplikacioneve App Annie tha se shkarkimet e aplikacioneve dhe lojërave në mbarë botën shënuan rekorde të reja në 2018-ën.

Firma tha se deri më 15 Dhjetor, numri i shkarkimeve të aplikacioneve në iOS dhe Android arriti në 113 miliard, një rritje me 10% krahasuar me 2017-ën.

Parashikohet që edhe shpenzimet e konsumatorëve janë rritur me 20% në 76 miliardë dollarë globalisht.

Një pjesë e madhe e rritjes së shpenzimeve i atribuohet të ardhurave të gjeneruar nga lojërat mobile.

Koha e shpenzuar në aplikacione gjithashtu është rritur. Në 2018-ën mesatarisht një përdorues në SHBA shpenzonte 3 orë çdo ditë në aplikacione, një rritje me 10% krahasuar me 2017-ën dhe 20% me 2016-ën.

Loja e vitit sipas App Annie ishte Fate/Grand Order ndërsa aplikacioni i vitit ishte Netflix. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA i thotë Evropës: Kujdes nga Huawei

Lajmet e fundit>