Biznes

Përgjysmohet e vlera e Bitcoin krahasuar me nivelet rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Maj 2022
Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë gjithashtu humbi terren me afro 10%. Përgjysmohet e vlera e Bitcoin krahasuar me nivelet rekord

Vlera e Bitcoin vazhdoi rënien përgjatë fundjavës duke u tërhequr në 34 mijë dollarë sipas bursës së kriptomonedhave Coinbase.

Kriptomonedha më popullore në botë për nga vlera e tregut ka humbur 50% të vlerës së saj që prej Nëntorit të vitit të kaluar.

Rënia e vlerës vjen ndërsa tregjet e aksioneve në mbarë botën gjithashtu pësuan rënie. Ditën e Hënë disa tregje Aziatike vazhduan rënien. Bitcoin dominon 1/3 e vlerës së përgjithshme të të gjitha kriptomonedhave në qarkullim dhe vlerë totale prej 650 miliardë dollarë.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë gjithashtu humbi terren me afro 10%.

Edhe pse 2022 filloi e qetë për këtë treg, paqëndrueshmëria nuk është një fenomen që i ka munguar ndonjëherë kriptomonedhave. Në momente paqartësie zakonisht investitorët tradicionalë janë të prirur të shesin kriptomonedhat për të transferuar paratë drejtë investimeve më të sigurta.

Aktualisht bota gjendet përballë një rritje të paprecedent çmimesh nxitur nga kriza në Ukrainë dhe çmimet e larta të naftës duke bërë që vende si SHBA-ja, Britania dhe Australia të rrisin normat e interesit për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Investitorët janë të shqetësuar se rritja e inflacionit së bashku me koston më të lartë të kredimarrjes mund të ketë një impakt të madh në rritjen ekonomike botërore.

Vende si El Salvadori dhe Republika e Afrikës Qendrore janë bërë të parët që adoptojnë bitcoin si para zyrtare. Institucionet ndërkombëtare financiare kanë paralajmëruar vazhdimisht rreth lëvizjeve të tilla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gërmuesit e kriptomonedhave shkaktojnë blackout energjitik në Kazakistan