Biznes

Përgjysmohet fitimi i Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Korrik 2019
0
Samsung ja atribuon këtë rënie problemeve me biznesin e semikonduktorëve pavarësisht se është vënë re rritje e kërkesës për çipe memorie muajt e fundit. Përgjysmohet fitimi i Samsung

Samsung publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të dytë të 2019-ës dhe nuk janë aspak pozitive. Fitimi i kompanisë ra me 56% në 5.5 miliardë dollarë, rënia më e madhe që nga skandali Galaxy Note 7 në 2016-ën.

Të ardhura gjithashtu ranë me 4% në 47.4 miliardë dollarë. Samsung ja atribuon këtë rënie problemeve me biznesin e semikonduktorëve pavarësisht se është vënë re rritje e kërkesës për çipe memorie muajt e fundit.

Në divizionin mobil, të ardhurat u rritën me 8% por fitimi ra me 42% krahasuar me një vit më parë. Në tërësi shitjet u rritën falë Galaxy A50 dhe Galaxy A70, por flagshipi që duhej të ringjallte financat e kompanisë Galaxy S10 pati kërkesë të dobët në tre mujorin e dytë të 2019.

Samsung shpreson se gjërat do të ndryshojnë me lançimin e telefonëve premium Galaxy Fold dhe Galaxy Note 10 në Gusht dhe Shtator. Kompania gjithashtu ka planifikuar lançimin e modeleve më kompetitivë të serisë A në gjysmën e dytë të këtij viti.

Një ardhme e ndritur e pret biznesin e ekraneve me kërkesën që vetëm sa do të rritet për ekranet OLED. Samsung beson se prodhuesit e telefonëve do të zgjedhin panelet e hollë OLED për të kompensuar komprometimet në dizajn nga 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>