Lajmet

Përgjysmohet shpërblimi për gërmimin e monedhave të reja Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2020
0
Bitcoin mbështetet në kompjutera të cilët përpunojnë blloqet e transaksioneve duke zgjidhur probleme matematikore çdo 10 minuta. Ky proces quhet “mining” ose siç i referohemi ne gërmim. Përgjysmohet shpërblimi për gërmimin e monedhave të reja Bitcoin

Bitcoin humbi terren ditën e Hënë pasi kaloi nëpër disa ndryshime teknike të cilat reduktuan ritmin e prodhimit të monedhave të reja megjithatë analistët dhe industria mbeten pozitiv për zhvillimet që e presin kriptomonedhën më të madhe në botë.

Përgjysmimi i cili hyri në fuqi ditën e Hënë do të reduktojë shpërblimin për gërmimin e blloqeve nga 12.5 bitcoin në 6.25. Përgjysmimi i ardhshëm pritet të ndodhë në 2024.

Bitcoin mbështetet në kompjutera të cilët përpunojnë blloqet e transaksioneve duke zgjidhur probleme matematikore çdo 10 minuta. Ky proces quhet “mining” ose siç i referohemi ne gërmim.

Bitcoin ra me 1.8% gjatë pasdites të së Hënës në 8,620 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Tashmë gërmuesit janë më pak të motivuar të gërmojnë bitcoin sepse shpërblimi është më i vogël dhe me shumë gjasa do të kalojnë në kriptomonedha të tjera më fitimprurëse.

Në fillim të vitit Bitcoin fitoi 20% të vlerës dhe javën e kaluar preku kufirin e 10,000 dollarëve, pika më e lartë në tre muaj. Dy përgjysmimet e tjera ndodhën në Nëntor të 2012 dhe Korrik të 2016 gjatë të cilave bitcoin u rrit me 10,000% dhe 2,500% respektivisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firma Kanadeze e kriptomonedhave falimentoi sepse ishte skemë ponzi