Vëzhgim

Përkohësisht lejohet qasja në disa faqe në Iran

Publikuar , 10 Tetor 2011
0
Përkohësisht lejohet qasja në disa faqe në Iran

Banorët e Iranit thuhet se kanë arritur të kenë qasje në faqet që zakonisht janë të paarritshme për ta si Twitter, Facebook dhe YouTube. Gjersa këto faqe ishin të arritshme për ta, gjithashtu është raportuar në Twitter se HTTPS nuk ishte në shfrytëzim për shumë faqe.

Spekulimet në prapaskenë se arsyeja pse është larguar filtri kanë ndërlidhur një dyshim se Irani është duke implementuar një sistem të ri filtrimi dhe thjesht janë zënë në mes të përditësimit kur është lejuar qasja e përkohshme. 

Faqet raportohet se kanë qenë të gatshme për shfrytëzim për së paku një orë, ku pas kësaj thuhet se filtri është rikthyer sërish në funksion. Sipas një grupi të raportimeve në Twitter, tregimi zyrtar Iranian është se sistemi filtrues nuk ka qenë funksional për shkak të disa vështirësive teknike. Ajo që mbetet e paqartë është nëse tërë kjo është shkaktuar si rrjedhojë e ndonjë sulmi ndaj sistemit filtrues në Iran apo ishte thjeshtë një lëshim./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>