Lajmet

Përmbyllet aventura inovative e fëmijëve të parë të Kampit Veror të Teknologjisë në ICTSlab

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Fëmijët e parë të Kampit Veror të Teknologjisë mbyllën rrugëtimin e tyre ditën e sotme kur përveçse luajtën, krijuan vetëbesim dhe fituan aftësi të shekullit 21, gjithashtu krijuan miq të rinj. Përmbyllet aventura inovative e fëmijëve të parë të Kampit Veror të Teknologjisë në ICTSlab

Kampi Veror i Teknologjisë organizuar nga Qendra Laboratorike ICTSlab hapi dyert në Tiranë më 17 Qershor për fëmijët që janë në kërkim të njohurive dixhitale, mësimit përmes argëtimit por edhe lojërave, artit dhe kreativitetit.

Ky kamp organizohet përgjatë dy javëve ku çdo ditë i dedikohet një fushe të caktuar të teknologjisë si: Dita e Kodimit, Dita e Robotikës, Dita e Arkitekturës, Dita e Sigurisë dhe Dita e Komunikimit.

Kampi Veror i Teknologjisë nisi me një orë energizing me lojëra fizike, ku njohën me njëri tjetrin përpara se ti hynin një dite aktive plot kodim dhe teknologji inovative.

Dita e dytë kishte në fokus njohuritë rreth robotikës ku elektronika dhe fizika ishin tematikat kryesore. Megjithatë nuk munguan as lojërat kreative.

Fëmijët e Kampit Veror të Teknologjisë kaluan disa momente argëtuese me robotin Alpha të ICTSlab i cili ndau me fëmijët njohuritë e tij.

Në ditën e sigurisë në fokus ishte rëndësia e sigurisë online, sulmet në internet dhe mënyrën sesi viruset funksionojnë dhe llojeve të tyre.

Në ditën e Artit fëmijët e Kampit Veror të Teknologjisë eksploruan teknikat e formimit të objekteve të ndryshme gjeometrike në letër, njohuri të cilat vijnë në ndihmë të dizajnimit dhe printimit 3D.

Më 25 Qershor fëmijët i vizitoi një mik surprizë. Quhet Pepper dhe është roboti i parë social në botë i cili mund të njohë fytyrat dhe emocionet themelore të njeriut sjellë më Shqipëri nga Vodafone Albania.

Një ditë e veçantë ishte ajo e 26 Qershorit kur fëmijët vizituan një prej kompanive më novatore në Shqipëri, Digitalb. Ata u njohën me stafin e Digitalb dhe teknologjitë më të fundit që zbaton. Qershia mbi tortë ishte pritja nga aktori i mirënjohur i Portokallisë Florian Binaj.

LEXO EDHE:  Me ICTSlab - Me hapa të sigurt drejt të ardhmes dixhitale

Fëmijët e parë të Kampit Veror të Teknologjisë mbyllën rrugëtimin e tyre ditën e sotme kur përveçse luajtën, krijuan vetëbesim dhe fituan aftësi të shekullit 21, gjithashtu krijuan miq të rinj.

Të Hënën me 1 Korrik nis dy javëshi i dytë i Kampit Veror të Teknologjisë i cili do të zgjasë deri më 12 Korrik.

Më pas Kampi do të vijojë në datat 15-26 Korrik dhe 29 Korrik – 9 Gusht. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e kampit veror të ICTSlab më shumë informacion do të gjejnë në uebsajtin zyrtar në këtë lidhje. /ICTSlab

Lajmet e fundit>