Ja se si

Përmirësoni shfletuesin dhe jetën me Greasemonkey

Publikuar , 11 Nëntor 2008
0
Përmirësoni shfletuesin dhe jetën me Greasemonkey

Interneti ofron një pasuri të tërë veglash, informacioni dhe argëtimi, dhe në kthim, kërkon shumë pak nga ne. Kështu që mos e humbni gjakft ohtësinë kur një vegël apo faqe online e një cilësie të ulët iu acaron nervat; përdorni Greasemonkey (find.pcworld.com/61166), një shtojcë pa pagesë nga Firefox që shfrytëzon fuqinë e JavaScript për të ndrequr gabimet e përdorimit dhe për të rritur funksionalitetin e faqeve në Rrjet, në veçanti dhe të internetit në përgjithësi.

 

Greasemonkey mund të përmirësojë pothuajse çdo gjë që prek, qoft ë duke shtuar veçori të domosdoshme për Gmail, duke organizuar jetën sociale në Facebook, apo qoft ë duke shpejtuar postimet në blog. Pjesa interesante? Me mijëra skripte nga Greasemonkey mund të shkarkohen pa pagesë, dhe instalimi i këtyre është aq i thjeshtë sa një klikim i vetëm. Edhe pse skriptet e Greasemonkey janë të shkruara për përdorim primar në Firefox, përmes zgjerimit Greasemonkey, shumë prej tyre punojnë edhe në Internet Explorer, përmes IE7Pro (find.pcworld.com/61163) apo Trixie (find.
pcworld.com/61165), si dhe në Safari, përmes GreaseKit (find.pcworld.com/61167) dhe në Opera. Pas instalimit të shtojcës përkatëse për shfl etuesin, ju do të jeni gati të shihni përmirësimin e eksperiencës në Web.

Inline Google MP3 Player emeton çfarëdo linku të skedarit mp3, pa ju detyruar që të largoheni nga faqja apo të startoni një lexues të veçantë.

 

Lexues për mp3 online nga Google

Kur hasni një link të një skedari muzikor në një
faqe në Web, procedura në përgjithësi është e njëjtë: shkarkoni përmbajtjen dhe e dëgjoni me lexuesin muzikor që keni në desktop, apo thjesht e klikoni atë link dhe e dëgjoni në shfletues përmes shtojcave të zakonshme lexuese. Cilado qasje ju a prish eksperiencën e shfletimit. Por skripti Inline Google Mp3 player (find.pcworld.com/61169) ju kthen në rrjedhshmëri, duke identifikuar automatikisht mp3 të lidhur dhe duke futur lexuesin Flash nga Google në faqen përkatëse, kështu që mund të dëgjoni përmbajtjen menjëherë, pa pasur nevojë ta shkarkoni.

 

Lexim të videove (Videoembed)

Duke qenë se faqet për video si YouTube nuk ofrojnë ndonjë përmbajtje të vlefshme jashtë videos aktuale (Po, po! Po qortoj komentet masive të YouTube), nuk ia vlen të shkoni në YouTube për të parë një video, kur atë mund ta shikoni në faqen ku jeni momentalisht. Kjo është ideja që çoi në krijimin e Videoembed (find.pcworld.com/61170), një skript që automatikisht mban video nga YouTube, Google Video, Metacafe e faqe të tjera të ngjashme, sa herë që faqja në të cilën jeni lidhet me një faqe videosh, pa pasur nevojë ta ruani atë. Tani në vend që të humbni kohë duke klikuar për You-Tube, mund ta shikoni videon drejtpërsëdrejti në faqen ku shfaqet linku.

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

 

Instaloni Greasemonkey dhe skriptet e saj për Firefox

T’i futesh punës me Greasemonkey të duhen më pak se 5 minuta, dhe shpagimi do të jetë vite të tëra më të mira shfl etimi në web. Ja si t’i instaloni shtojcat Greasemonkey në Firefox dhe si të aktivizoni skriptin e parë Greasemonkey.
1. Si fi llim, shkarkoni shtojcën Greasemonkey Firefox që mund ta gjeni në fi nd.pcworld.com/61228 dhe fi lloni të instaloni duke klikuar butonin Add to Firefox në faqen e Greasemonkey.
2. Në kutinë e dialogut të instalimit të sofware, klikoni Install Now (Instalo Tani). Mos ushqetësoni për paralajmërimin.
3. Instalimi duhet të zgjasë më pak se një minutë. Pasi të përfundojë, klikoni Restart Firefox, në momentin që iu kërkohet kjo gjë.
4. Me të ristartuar Firefox, shfl etoni cilindo skript të listuar në këtë artikull, ose vizitoni Greasepot.net dhe klikoni Find Scripts për të zbuluar me qindra tjerë. Kur të keni gjetur një që ju pëlqen, klikoni Install this Script për ta instaluar atë automatikisht në Firefox.
5. Kutia dialoguese e instalimit Greasemonkey do të lançohet. Në momentin kur butoni i kutisë së dialogut kthehet nga e hirta në ngjyrë më të errët, klikojeni për të përfunduar instalimin e skriptis. Skripti do të jetë i gatshëm për përdorim të menjëhershëm.

 

 

 

 

 

 

Greased Lightbox – një klikim pranë imazhit
E dini si shkojnë gjërat: po kërkoni një imazh në Google, por në vend që t’iu lejojë të shkoni drejt e tek fotografi të, Google ju bën që të klikoni disa linqe me radhë për të arritur në madhësinë e plotë të imazhit. Skripti Greased Lightbox (find.pcworld.com/61171) iu shfaq rezultatet e kërkimit të imazheve në Google, së bashku me faqe galerish siç janë në Website, Facebook, Flickr dhe MySpace, në galeri të drejtuara Ajax që mund t’i eksploroni nga tastiera.
Është e shpejtë dhe tërheqëse.

Pa vonesa
Kushdo që ka shkarkuar skedarë nga shërbimet shpërndarëse si Megaupload apo RapidShare pa dyshim që ka hasur faqe bazë që u kërkojnë vizitorëve të presin dy minuta para se të mund të shkarkojnë skedarin përkatës. Skripti NoDelay (find.pcworld.com/61172) ju shpie drejt e tek shkarkimi, pa pauza të panevojshme. title=”page 2″ class=”system-pagebreak” />Stealth Kiwi
Interneti është një vend magjik. Në fakt, është aq magjik, saqë nëse nuk zotëroni vetëkontrollin e një murgu Zen, lehtësisht mund të humbni orë të tëra çdo javë duke shfl etuar kënaqësi mëkatare të ndryshme online. Skripti Stealth Kiwi (find.pcworld.com/61173) ua shtrëngon pak rripin’ navigimeve të kota duke mos u lënë shteg të lirë dobësive tuaja shfl etuese gjatë orës 9 me 5. Sidoqoftë, për t’iu ndihmuar të ruani shëndetin mendor, Stealth Kiwi iu lejon të merrni një pauzë 10 minutëshe shfl etimi çdo orë. Është si një kontroll i ndrydhur i vetvetes.Shoku i filmave
Adhuruesit e fi lmave zakonisht shpenzojnë orë të tëra duke kërkuar fi lma në Movie-Database në internet, duke lexuar përshkrime në Rotten Tomatoes dhe duke shtuar fi lma në Blockbuster apo Netflix. Skripti Movie Dude (find.pcworld.com/61174) shton linqe ndërmjet këtyre (dhe të tjerave) destinacioneve të filmave të njohur, duke i sjellë vazhdimësi më të mirë procesit të gjetjes së një filmi që ju intereson, kërkimit të tij dhe më pas të marrjes me qira apo të blerjes.

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Shtojca në Gmail
Nëse i keni spastruar aplikacionet e-mail në desktop (Microsoft Outlook dhe të tjera të ngjashme), por iu ka marrë malli për kohën kur e menaxhonit postën dhe axhendën përmes një komande qendrore, me një dritare të vetme, atëherë ju duhet skripti i përdoruesit Gmail Addon (Gmail Addon – find.pcworld.com/61175). Zakonisht, skripti trupëzon kalendarin e Google brenda Gmail duke iu mundësuar qasje të dyfishtë nga i njëjti vend. Por përveç kësaj, ajo mund të përdorë edhe Google Reader, aplikacioni i njohur i listës së gjërave për të bërë, Remember the Milk dhe të tjera aplikacione produktive fantastike përmes skripteve shtesë.

Gmail Macros
tastierës së Gmail, meDihet që Gmail është aplikacioni e-mail më i mirë me bazë në Web në të gjithë botën, ndaj mund të befasoheni nga lajmi se një skript i Greasemonkey e quajtur Gmail Macros (find.pcworld.com/61176) mund ta përmirësojë dukshëm Gmail. I krijuar nga një punonjës i Google (edhe pse nuk njihet si projekt zyrtar i Google), Gmail Macros përmirëson shkurtesat, ndërkaq të kënaqshme të kombinime që iu lejojnë të lëvizni në inbox dhe të etiketoni mesazhet fluturimthi, pa pasur nevojë t’i largoni duart nga tastiera. Dhe ç’është më e mira, kjo i përmbush të gjitha këto procese përmes një ndërlidhjeje grafike që përdoret shumë leht.

Ikonat për Gmail Attachment
Me një hapësirë prej vetëm 7GB, e cila po vazhdon të rritet, që ofrohet në Gmail, me siguri tani ndani më shumë shtesa të skedarëve se kurrë më parë.
Ashtu si edhe konfigurimet e tij bazë, Gmail shenjon e-mail attachment me një ikonë të zakonshme të kapëses së letrës. Skripti Gmail Attachment Icons (find.pcworld.com/61177) vendos ikona të vogla në vend të të zakonshmes, për të treguar nëse shtesa është një fotografi , një dokument në Word, një PDF, Mp3, apo një skedar Zipp.

LEXO EDHE:  Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

 

Kopja rezervë Textarea
Sapo keni përfunduar së shkruari krijimin përfundimtar në Blogg, por para se të keni shansin të klikoni butonin Submit (Publiko), shfletuesi bllokohet dhe ja ku gjendeni përsëri në katrorin e parë, minus vrullin fillestar e ngazëllyes të frymëzimit. Të kishit instaluar skriptin e përdoruesit Textarea Backup (find.pcworld.com/61178) para se të godiste katastrofa, kryevepra juaj do të ishte ruajtur pas çdo tasti të prekur.Qoft ë kur shfletuesi bllokohet, qoftë kur mbyllni aksidentalisht dritaren, gjithçkado të jetë kthyer automatikisht në vendin e duhur në tekst herën tjetër kur ta hapni faqen. Shënim: Textarea Backup mund t’ju shkaktojë probleme në Gmail pasi priret ta ruajë adresën e fundit ku keni dërguar porosi, duke plotësuar pa u ndjerë fushat cc dhe bcc me atë adresë. Gjatë kohës që e përdorni këtë skriptë, mund ta evitoni këtë problem duke shtuar mail.google. com në listën tuaj të faqeve të përjashtuara.

Ndrysho sipërfaqen që zë teksti duke tërhequr – Textarea
Drag Resize E keni parasysh situatën kur keni shumë gjëra për të thënë, por hapësira e komentit në blogun tuaj më të preferuar shfaq vetëm disa rreshta teksti? Ndjesia është njësoj sikur të përpiqeni të hidhni oqeanin në një gotë çaji. Skripti Textarea Drag Resize (find.pcworld.com/61179) shton ikona të vogla të ndryshimit të madhësisë në secilin skaj të hapësirës tekstuale në web. Klikoni ikonën dhe lehtësisht mund të zgjeroni fushën për të akomoduar mendimet e pashkruara.

Pastruesi i profilit i Facebook
Për disa adhurues të Facebook, aplikacionet janë risia më e mrekullueshme e faqes; për disa të tjerë, asgjë nuk është më irrituese sesa një faqe e mbushur me SuperPokes dhe tabela Scrabble. Skripti për pastrimin e profi lit në Facebook, Facebook Profile Cleaner (find.pcworld.com/61180), eliminon të gjitha aplikacionet e veçanta dhe sipas dëshirës, ndryshon veçori tjera të Facebook, që nuk iu pëlqejnë.

Larguesi i stilit të veçantë për MySpace
Një arsye për fuqinë e madhe tërheqëse të MySpace është se ajo i ft on përdoruesit të personalizojnë faqet e profi lit në mënyrë të tillë që të refl ektojnë personalitetin e tyre. Por ç’ndodh nëse na del që personaliteti i tyre është i zhurmshëm, i shëmtuar dhe qesharak? Skripti MySpace Custom Style Remover (find.pcworld.com/61181) i kthen profi let në origjinën e pastër e të zakonshme.

 

Lajmet e fundit>