Blog

Përpjekja e fundit e Kim Dotcom për ti shpëtuar burgut

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Dotcom ka mohuar vazhdimisht akuzat megjithatë ai rrezikon të përballet me burg nëse shpallet fajtor dhe ekstradohet në SHBA. Përpjekja e fundit e Kim Dotcom për ti shpëtuar burgut

Sipërmarrësi kontrovers i internet Kim Dotcom ka filluar apelimin e fundit të tij nga Zelanda e Re në SHBA.

FBI pretendon se sajti Megaupload i Kim Dotcom ka fituar miliona dollarë në mënyrë të jashtëligjshme.

Por avokatët e tij thonë pranë Gjykatës Supreme të Zelandës së Re se puna e tij nuk ka pasur kurrë për qëllim që të abuzojë me të drejtat autoriale.

Dotcom ka mohuar vazhdimisht akuzat megjithatë ai rrezikon të përballet me burg nëse shpallet fajtor dhe ekstradohet në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka që prej 2012 që përpiqet ta ekstradojë atë dhe në 2015-ën një gjykatë e ulët në Zelandën e Re tha se do ta mundësonte ekstradimin.

Dotcom themeloi Megaupload në 2005 dhe vijoi për të bërë miliona dollarë nga reklamimi dhe abonimet premium në sajt. Në kulmin e tij, sajti renditej i 13-ti në botë për nga popullariteti duke zënë 4% të trafikut botëror.

Në 2012-ën FBI akuzoi pronarët e sajtit se ka shkelur të drejtat autoriale të shumë filmave, muzikave dhe softuerëve me dijeni.

Ata thanë se producentëve të filmave dhe muzikës mund tu ketë kushtuar 500 milionë dollarë humbje. Dotcom i lindur në Gjermani jetonte prej kohësh në Zelandën e Re së bashku me bashkëpunëtorin tjetër Kim Tim Jim Vestor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA shpallin firmën Kineze kërcënim për sigurinë kombëtare

Lajmet e fundit>