Lajmet

Përpjekje që të hiqen qafe versionet e vjetra të Internet Explorer

Publikuar , 23 Gusht 2012
0
Përpjekje që të hiqen qafe versionet e vjetra të Internet Explorer

Në vitin 2011, Microsoft bëri përpjekjen e vet për t’i bërë njerëzit që të ndalojnë së përdoruri shfletuesin IE 6 dhe në janar, ndërmarrja festoi faktin që përdorimi i IE 6 ishte ulur në më pak se një përqind të të gjithë shfletuesve të përdorur në Shtetet e Bashkuara.

Tani, është bërë publike një përpjekje e re, për t’i bërë përdoruesit që të paktën të përditësohen në IE 9.

Përpjekja po drejtohet nga një grup Go Dark for IE, dhe po tenton t’i bëjë të errëta faqet ueb për përdoruesit e shfletuesve nën IE 9, duke nisur nga 26 tetori.

Në një deklaratë në faqen e tij, grupi thotë:

“Problemi është që disa përdorues thjesht nuk përditësojnë! Dhe arsyet janë shumë të thjeshta, disave nuk iu intereson, disa nuk dinë si dhe disa nuk munden për shkak të departamentit të tyre të IT-së. Gjithsesi, përderisa versionet e vjetra të një shfletuesi vazhdojnë të jenë automatikisht të instaluara (default) në një kompjuter, njerëzit do t’i përdorin dhe zhvilluesit do të jenë të detyruar që të vazhdojnë të zhvillojnë për to. Nuk është puna vetëm të bësh që faqja e uebit të jetë e aksesueshme në çdo shfletues por investimi tek shfletuesit e vjetër, për një kohë të gjatë, nënkupton që teknologjitë e reja nuk përdoren në potencialin e plotë të tyre ose edhe aspak dhe kjo po frenon ecurinë e uebit për shumë njerëz.”

Përpjekja nuk do të përqëndrohet vetëm në Internet Explorer. Faqja ka gjithashtu linke për të shkarkuar Chrome të Google, Firefox të Mozilla-s dhe Opera, ku secili nga këta shfletues, me versionet e tyre të fundit kanë pothuajse të njëjtat veçori me ato të IE 9. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

Lajmet e fundit>