Harduer

Përpjekjet e Huawei për një smartfon me kamerë të standardeve të larta

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Përpjekjet e Huawei për një smartfon me kamerë të standardeve të larta

bgr-huawei-ascend-p7-16-1Edhe pse kamerat e smartfonëve në përgjithësi kanë demonstruar përmirësime të qarta, padyshim që iPhone 6 dhe Note 4 nga Samsung u cilësuan si telefonët që vendosën standarde të reja përsa i përket kualitetit të fotove në vitin 2014. Por a do të sjell Huawei vitin e ardhshëm smartfonin me një kamerë që do të jetë më e mirë se e dy telefonëve që u përmendën më lart? Kjo mbetet për tu vërtetuar.

Sipas PhoneArea, Honor 6 Plus do të ketë një ekran 5.5 inç 1080 pixel, një procesor Octa-Core Kirin 930 1.8GHz, 3GB RAM, 32 GB memorie dhe do të fuqizohet nga një bateri 3500mAh. Por ajo ç’ka e bën këtë smartfon të veçantë është pajisja me dy kamera 8 megapixel në pjesën e parme që janë dizenjuar për ti dhënë përdoruesit foto me rezolucion më të lartë dhe më të detajuara.

PhoneArea ka publikuar disa foto të shkrepura me iPhone 6, iPhone 6 Plus, Galaxy S5 për t’ju dhënë konsumatorëve një ide se ç’është secila prej kamerave e aftë të bëjë. Edhe pse nuk ishin foto të shkrepura profesionalisht, ekspertët pranuan se cilësia e fotove të shkrepura me telefonin e Huawei ishte mbresëlënëse. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  PUBG, video loja me fitimin më të lartë në botë

Lajmet e fundit>