Softuer

Përpunuesi video përmirësohet në versionin e ri

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Përpunuesi video përmirësohet në versionin e ri

Versioni 8 paraqet disa përmirësime në përdorim dhe shton opsione, si mjeti i korrigjimit dhe i përmirësimit video TrueTheatre. Megjithatë, ky rinovim nuk korrigjon asnjë nga defektet e ndërfaqes së mëparshme, si tendenca për të errësuar pamjen nëse e hapni programin në më pak se ekranin e plotë. Kompania thotë se kodi korrigjues për këto tipare do të jetë së shpejti i disponueshëm në formën e një përditësimi falas.
Tipare të reja të mirëpritura përfshijnë zmadhimin TrueTheatre HD, mjete për pastrimin e zhurmave audio dhe video, interpolim për stabilizimin video të frame-ve, tri kolona zanore (nga një e vetme në versionin paraardhës) dhe nëntë video foto-në-foto (nga gjashtë).
Kalimi në versionin më të ri kushton 60$ për versionin e vetëm dhe 70$ për atë OEM; Vendimi juaj mbi blerjen duhet të varet nga nevoja që mund të keni për përmirësimet audio dhe video të PowerDirector 8

 

LEXO EDHE:  Vodafone: Bllokimi i Huawei do të pengojë 5G

Lajmet e fundit>