Biznes

Përqindja e tregut të smartfonëve Apple në SHBA rritet në 35%

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Përqindja e tregut të smartfonëve Apple në SHBA rritet në 35%

iPhone5 ComScore ka publikuar raportin e fundit lidhur me përqindjen e tregut që zenë smartfonët në SHBA.

Trendi që tregon se Android-i i Google dhe iOS i Apple po fitojnë gjithmonë e më tepër terren, ndërsa gjithë të tjerët po humbasin, vazhdon të jetë i vërtetë edhe kësaj here.

Në periudhën e tremujorit që përfundon me muajin nëntor 2012, Google kishte 53.7% të tregut, një rritje nga 52.6% në gusht. Nga ana tjetër, përqindja e tregut të Apple u rrit nga 34% në 35%, ndërkohë që RIM, Microsoft dhe Symbian humbën edhe më tepër përqindje tregu, duke zotëruar për momentin përkatësisht 7.3%, 3% dhe 0.5%.

Shifrat pozitive për Apple vijnë falë shitjeve të iPhone 5

Në tregun e prodhuesve, vihet re rritja e përqindjes së Samsung-ut nga 25.7% në gusht në 26.9% në nëntot, ndërsa Apple pati rritje nga 17.1% në 18.5%.

LG humbet kështu vendin e dytë, duke kaluar nga 18.2% në 17.5%. Në fund, Motorola pati rënie nga 11.2% në 10.4% si dhe HTC ra nga 6.3% në 5.9%. Shifrat pozitive për Apple vijnë sigurisht falë shitjeve të iPhone 5, i cili u lançua në shtator 2012.

Pritet që përqindja e tregut të rritet pas festave të fundvitit falë dhuratave dhe blerjeve të kësaj periudhe. (PCWorld Albanian)

smartphone

LEXO EDHE:  Gëlltiti kufjet Apple AirPods, ende funksiononin edhe në stomakun e tij

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>