Lajmet

Përse një Tirana Tech Open 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Shtator 2019
0
Tirana Tech Open 2019 i jep mundësinë të gjithë start up-eve të prezantohen në komunitetin e biznesit në një stendë të dedikuar në panair. Përse një Tirana Tech Open 2019

Transformimi digjital sot përfshin pothuajse çdo gjë që na rrethon, mjetet e komunikimit, shpejtësia e shkëmbimit të informacionit tek e nga çdo cep i globit, shpikjet e risite novatore (IOT), blerjet online (e-commerce), pajisjet (AI/ artificial inteligence), robotika në shërbime (mjekësi, shërbime sociale, etj.), IOT të cilat kanë lehtësuar kushtet e jetesës, dhe kanë përmirësuar cilësinë e jetës.

Në kontekstin e Shqipërisë, gjatë viteve të fundit vihet re nje rritje e influencës në njohjen dhe zhvillimin e këtyre tendencave globale. Shënohen me shumë kompani që janë regjistruar në këtë sektor, vihen re tregues në rritje të punësimit të specialisteve të fushës, veçanërisht të të rinjve të arsimuar në shkenca kompjuterike, eletronike e profile të ngjashme.

Gjithashtu ka me shumë programe në mbështetje të kualifikimit qoftë brenda kompanive apo dhe një agjendë gjithnjë e më në zhvillim të aktiviteve në nxitje e zhvillim për startup.

Përgjithesisht duhet përmendur që Shqipëria ka shumë për të bërë, zhvilluar e ofruar për këtë sektor. Ka ende për të mësuar veçanërisht nga eksperienca e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe ajo e BE-së apo më gjerë. Ashtu si ka dhe histori suksesi, qofte edhe sporadike disa herë – kryesisht nga brezi i ri, që kanë marrë vlerësime shume inkurajuese dhe të çmuara si përfaqësues shqiptar në evente apo konkurrime ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në dy samitet rajonale në Shkup (2018) dhe në Serbi (2019), ka krijuar mundësinë për të njohur eko-sistemet në vendet e rajonit, aktorët dhe bashkëpunëtorët rajonal, risitë që ofrojnë, ka bërë bashkë bizneset, akseleratorët dhe startup-et. Ndodhemi në vigjilje të organizimit dhe mirëpritjes të këtij Samiti në 2020. Raportet dhe konsideratat përsa i përket sektorit, por veçanërisht edukimit dhe startup-eve në Shqipëri rekomandojnë që Shqipëria të zhvillojë më tej kushtet e eko-sistemit, duke ofruar mundësi kualifikimi dhe punësimi, programe zhvillimi prej donatorëve, si dhe më tepër mundësi për nxitjen dhe përkrahjen e aktivitetit të sektorit të Teknologjisë së Informim-Komunikimit në vend.

LEXO EDHE:  BMW dhe Daimler bashkojnë forcat për prodhimin e makinave autonome të Nivelit 4

Tirana Tech Open vjen në Expocity Albania si një përgjigje e kësaj nevoje, si një eveniment për të krijuar mundësi të reja për përmirësime në kualifikim e arsimimin e specializuar në fushën e teknologjisë së aplikuar, për të nxitur novatorizmin. Ky është një event multi-dimensional për të gjithë të pasionuarit ndaj teknologjise së aplikuar, bizneseve të kësaj industrie, studentët e akademikët, punonjësit në sekorin e arsimit, si dhe investitorë apo zyrtarë të interesuar për nxitjen e investimeve lokale apo të huaja në sektor, e për këdo vizitor që do të njihet me atë çfarë ofron ky event.

Gjate tre ditëve, 25-27 shtator, në Expocity Albania, Tirana Tech Open 2019 ka disa qëllime prioritare:

Së pari, mundësi informimi, njohje me arritjet dhe historitë e suksesit mbarë botërore në fushën e “Edukimit & Teknologjisë”, “Sipërmarrjes dhe Novatorizmit”, dhe “Investimit për të ardhmen”. Një numër të ftuarish të posaçëm me prezantimet e tyre, si dhe përgjigjet për pyetjet e audiencës (të pranishmëve) do t’i japin vlerë e cilësi këtij eventi. Agjenda ështe planifikuar që do t’i shërbejë një gamë të gjerë audience, përfshirë këtu (dita e parë) studenteve, mësuesve e edukatorëve, punonjësve të arsimit si dhe palë të interesuara; audiences (dita e dytë) së novatorëve në rradhë të skuadrave të bizneseve që kërkojnë të jenë novatore e që do duan të ndryshojnë e përmirësohen, startup-et rinore, por dhe të apasionuarit ndaj teknologjisë; audienca (dita e tretë) e shoqatave (associations) të bizneseve, dhomave të tregtisë e industrisë, inkubatorëve për investim dhe të tjera institucione.

Ky event do të bazohet në tre shtylla kryesore si: Edukimi dhe Teknologjia; Sipërmarrja dhe Inovacioni; Investimi dhe Zhvillimi në sektor.
Qëllimi kryesor i këtij eventi është promovimi i inovacionit dhe risive për komunitetin e ICT-së, të sjellë informacion të volitshëm për të përmbushur nevojat jo vetëm të vendit, por edhe rajonit duke krijuar hapësirë për bashkëpunime të reja për bizneset pjesëmarrëse, pse jo edhe për t’u njohur me histori suksesi.

LEXO EDHE:  Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

Në datat 25-27 shtator, Tirana Open Tech 2019 do të shënojë pikëtakimin për të gjithë grupet e interesit të dhënë pas teknologjisë dhe inovacionit në Expocity Albaina. Gjithashtu komuniteti i biznesit do të ketë mundësi që të zhvillojë takime B2B për të shkëmbyer informacion, pse jo dhe për të krijuar partnerite të reja.

Tirana Tech Open 2019 do të na ndihmojë që të krijojmë një panoramë të situatës aktuale, njëkohësisht se si mund të ushqejmë potencialin e sektorit në vend.

Tirana Tech Open 2019 do të ketë në agjendën e saj aktivitet të ndryshme.

Një nga shtyllat e zhvillimit të teknologjisë dhe digjitalizimit është arsimimi. Në vende të ndryshme po ndërmarrin politika nxitëse dhe po shtojnë përpjekjet për të përmirësuar sistemin arsimor, si dhe për të ndihmuar të rinjtë, duke iu krijuar kushte më të favorshme për të mos u larguar nga vendi. Me një qasje të njëjtë me këtë filozofi një nga aktivitetet e Tirana Tech Open 2019 është Bootcamp-i, ku do të rinj të moshës 14-16 vjeç, të përzgjedhur nga shkollat profesionale në vend, do të ndjekin sesione pune dhe trajnime, me një program të përzgjedhur.

Ndër të tjera, gjatë Tirana Tech Open 2019, do të zhvillohen forume me tematika të ndryshme, ku do të jenë të ftuar ekspertë të mirënjohur të fushës, biznese dhe sipërmarrje të huaja dhe vendase, për të ndarë me pjesëmarrësit të rejat më të fundit nga sektori, por edhe eksperiencat dhe historitë e suksesit. Për çdo ditë do të zgjidhet një temë e veçantë në lidhje me edukimin, inovacionin dhe investimet, duke ndezur kështu edhe debatin ndër ekspertë.

LEXO EDHE:  Televizioni Italian RAI: Nga kamarier në partneritet me Facebook, kjo është historia e Shqiptarit Uljan Sharka

Tirana Tech Open 2019 i jep mundësinë të gjithë start up-eve të prezantohen në komunitetin e biznesit në një stendë të dedikuar në panair. Aktiviteti i tretë lidhet pikërisht me hapësirën që është krijuar për start up-et, ku çdo ditë 15 biznese të reja në sektor do të kenë mundësinë të njihen, të vendosin lidhjet e tyre me biznesin.

Gjithashtu, në këtë event do të mund të ekspozohen në 60 stenda, biznese dhe institucione të ndryshme nga korporatat, te bizneset e vogla dhe të mesme, përfaqësuesit qeveritar, partnerët mbështetës të start up-eve , donatorë dhe përfaqësues nga rajoni.

Për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë event, kjo do të jetë ngjarja e vitit për sektorin, ku do të bëhen bashkë korporata dhe SME-të. Në të do të ofrohet shkëmbim informacioni dhe do të krijohet mundësia për partneritete të reja. Gjithashtu janë të ftuar investitor potencialë për të zgjeruar portofolin e tyre edhe në këtë sektor. /Monitor

Lajmet e fundit>