Analiza

Përse pritet të vazhdojë rënia e shitjeve të televizorëve

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Përse pritet të vazhdojë rënia e shitjeve të televizorëve

Sa kohë keni që i keni blerë televizorët që keni në shtëpi? A keni planifikuar t’i zëvendësoni me të rinj së shpejti? Apo ndoshta e keni hequr fare nga përdorimi televizorin? Pyetje të tilla të vijnë në mendje pasi lexon raportin e fundit të firmës kërkuese të tregut IHS.

Sipas saj, dërgesat për shitje të televizorëve në gjithë botën, dhe këtu e kemi fjalën për televizorët me ekrane të sheshta, do të pësojë rënie, me shumë mundësi, për të dytin vit rradhazi.

Për shembull, dërgesat për shitje në muajin qershor ishin 6.3% më të ulta se një vit më parë në të njëjtën periudhë. Disa vite më parë, një rënie shitjesh e televizorëve, aq më tepër për dy vite rresht, do të kishte qenë e pakonceptueshme, shprehen analistët e firmës. Janë disa faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie.

Në tregje të maturuara, si ato amerikano-veriore dhe evropiane, konsumatorët nuk i zëvendësojnë televizorët që zotërojnë pasi po shpenzojnë më tepër për pajisje të tjera elektronike si smartfonët dhe tabletët.

Edhe në tregjet në zhvillim, ku jo të gjithë kanë një televizor, kërkesa nuk është aq sa pritej. Edhe në këto vende, konsumatorët po i kushtojnë më tepër rëndësi smartfonëve dhe tabletëve si mjetet kryesore për marrjen e informacionit.

Një pjesë e konsumatorëve madje kanë filluar të mendojnë se nuk kanë më nevojë për televizor. Nga ana tjetër, prodhuesit e televizorëve po përpiqen me çdo kusht t’i bindin konsumatorët të blejnë pajisjet e tyre.

Për shembull, në vitin 2010 dhe 2011, shumë marka elektronike u përqëndruan në 3D, edhe pse kjo nuk solli ndonjë përfitim të madh, të paktën jo në nivelin që shpresonte industria e televizorëve.

LEXO EDHE:  Boeing dhe Porsche bashkëpunojë për të ndërtuar makina fluturuese

Muajt e fundit po synohen televizorët 4K, të cilët kanë një rezolucion shumë herë më të madh se ato të zakonshmit. E njëjta gjë vlen edhe për ato me teknologjinë OLED, e cila ka filluar të përfshihet në shumë televizorë. Edhe smartfonët Galaxy të Samsung-ut kanë ekrane të ngjashme. (PCWorld Albanian)

TV

Tags >

TV
Lajmet e fundit>