Harduer

Përshtypjet e para nga Motorola Cliq

Publikuar , 11 Shtator 2009
0
Përshtypjet e para nga Motorola Cliq

Gjatë konferencës Moibilize ’09 në San Francisco, premiera kryesore ishte e përqendruar në këtë celularë, dhe shumë prej të pranishmëve ishin kureshtarë të kuptonin nëse pajisja e re do të sjellë frymë të re në një kompani që është duke pasur vështirësi të mbahet me konkurrencën.

A është Motorola Cliq përgjigja? Mirë, të themi se në këtë pikë nuk jemi plotësisht të qëndrueshëm në përgjigjen tonë. Më në fund kemi arritur që disi të kuptojmë disa informata të mëtutjeshme mbi pajisjen dhe jemi të impresionuar me harduerin dhe veçoritë që ofrohen, por ajo që na bënë të mendohemi është softueri Motoblur. Integrimi i të dhënave nga burimet e ndryshme është diçka e shkëlqyer, por prania e të gjitha atyre informacioneve si përditësimet në Facebook, tweets, e-mail, etj që vazhdimisht transmetohen në ekranin tuaj kryesor, për mendimin tonë është mbingarkesë. Dhe a është kjo vërtetë e nevojshme?

Vërtetë, ju mund të përshtatni ekranin kryesor sipas dëshirës suaj dhe të largoni widgets të tepërt, pra do të mbajmë ende të panjohur vendimin tonë final gjersa të fusim duart në një pajisje të tillë. Gjithashtu faktor i madh është edhe çmimi. T-Mobile dhe Motorola nuk kanë paraqitur çmimin, por raportohet për një renditje të Motorola Cliq në ueb faqen e operatorit T-Mobile, ku pajisja ofrohet pa pagesë me një kontratë dy vjeçare ose mund të blihet për 399.99 dollarë pa marrëveshje. Kjo natyrisht, prej publikimit të parë në ueb është tërhequr menjëherë, por nëse rezulton e vërtetë, atëherë do të ishte një ofertë e shtrenjtë për shumë njerëz.

Cliq veçohet me një dizajn rrëshqitës dhe ka dimensione prej 4.49 inç gjatësi, 2.28 inç gjerësi dhe 0.62 inç trashësi. Madhësia nuk është e vogël apo e madhe, por më shumë se çdo gjë jemi të impresionuar me kualitetin e ndërtimit të celularit. Cliq vërtetë ka një konstruksion solid dhe shfaq ndjenjën e një pajisje të krijuar mirë.

LEXO EDHE:  Një tjetër ditë, një tjetër foto e telefonëve Galaxy S10

Ekrani i tij HVGA është i ndjeshëm në prekje dhe ka madhësi 3.1 inç, duke sjellë rezolucion prej 320 x 480 piksela. Nuk është ekran që sjellë pamjet më të mprehta që kemi parë deri më tani, por pavarësisht kësaj prapëseprapë është ekran i pastër dhe vibrant, si dhe reagon mjaft shpejtë në komandat prekëse.

Kur rrëshqitni pajisjen, ju përshëndeteni me një tastierë të plotë QWERTY, për të cilën mund të themi se është e shkëlqyer. Tastet kanë madhësi të mirë dhe gjithashtu përmbajnë edhe formë të mirë. Nuk shprehin ndjenjën e punimit të lirë dhe nuk ofrojnë prekje të celularëve të kinës. Sa i përket tastierës mund të themi se renditet shumë lartë në listën e celularëve që përmbajnë harduer të tillë.

Sigurisht gjatë javëve në vazhdim do të kuptojmë më shumë informacione, por në ndërkohë mund të shikoni në fotografi pamjet prej pajisjes ose mund ta shihni atë edhe në pamje tjera nëse kërkoni
pakëz më shumë në internet.

Lajmet e fundit>