Analiza

Përshtypjet e para të shfletuesit RockMelt

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
Përshtypjet e para të shfletuesit RockMelt

Pas një analize ditore të RockMelt, shfletuesi i bazuar në Chromium duket i shkëlqyer për të menaxhuar lehtë tabs-at e miqve, familjes dhe lajmet e reja ditore gjatë ditës. RockMelt mbështetet në dy kategori ndaras të quajtur “Edges”, të cilat pozicionohen në anën e majtë dhe të djathtë të shfletuesit. Ajo në anën e majtë është e njohur si Friend Edge dhe paraqet listën e shokëve tuaj që janë online në Facebook. Ana e djathtë, e quajtur App Edge, përfshin manipulim të shpejtë në faqet tuaja favorite siç janë Twitter, Facebook, Google Docs, Pandora, uebfaqet e lajmeve ditore etj.

Pavarësisht nga të gjitha këto aktivitete, RockMelt nuk ju bezdis në punën tuaj dhe ju lejon ta përdorni shfletuesin tuaj në paqe pa ju ndërprerë nëse faqja e lajmeve apo rrjetit social merr ndonjë përditësim.

RockMelt është ende e kufizuar në beta. Ju mund të regjistroheni në listë dhe të prisni, por aplikacioni në asnjë mënyrë nuk është produkt i përfunduar ende. Por këtu janë disa përshtypje të para të këtij shfletuesi që i’u mundëson të bashkoni pjesët tuaja të preferuara të uebfaqeve me shfletuesin tuaj.

Zgjerime të nevojshme, por nganjëherë të bezdisshme

RockMelt mund të bëhet pak i tundshëm me zgjerime, varësisht cilat i përdorni. Menxhuesi i fjalëkalimit, LastPass, punoi në mënyrë të përkryer, por Instapaper, një shtesë që krijon versionin e një artikulli në formë të tekstit të thjeshtë për ta lexuar më vonë, ishte pak e lëkundur. Ndonjëherë Instapaper punon në mënyrë të përkryer, e ndonjëherë jo edhe aq shumë.

Skajet e RockMelt

Skajet (Edges) të RockMelt janë një alternativë e shkëlqyer për të ruajtur një copë të madhe të pasurisë së uebfaqeve në shfletuesin tuaj. Skaji i miqve (Friend Endge) shfaq shokët tuaj të Facebook të cilët janë online duke paraqitur fotot e profilit të tyre në një skaj të hollë, poshtë në anën e majtë të dritares. Skaji i aplikacioneve (App Edge) në të djathtë, përdorë ikonat e uebfaqeve, ato të cilat i shohim në tabs kur vizitojmë ndonjë faqe.

LEXO EDHE:  Shitjet e telefonëve bien, Huawei për herë të dytë mund Apple

Kjo është një qasje krejtësisht e ndryshme nga Flock (shfletuesi i rrjeteve sociale) dhe Yoono, opsioni për rrjete sociale për Firefox. Për dallim, RockMelt ende merr një hapësirë pak të madhe në dritaren e shfletuesit tuaj, por merr një copë shumë më të vogël se sa Flock apo Yoono të cilat ende janë të dobishme.

RockMelt ka nevojë për më shumë përshtatje

Shfletuesi është ende në fazat e hershme, por RockMelt nuk është i përshtatshëm sa duhet të jetë. Ne do të donim, për shembull, mundësinë për t’i fikur alarmet e pa lexuara në App Edge rast pas rasti. Në disa raste, ne do të donim t’i shihnim alarmet nga lajmet e preferuara ditore, por jo edhe tweets të pa lexuara apo artikujt e ri nga Facebook News Feed.

Më jep më shumë RockMelt

Tani për tani, Friend Edge është zonë vetëm për Facebook. Ndoshta ne do të donim ta shihnim RockMelt të zgjeruar edhe në funksionalitete të ndryshme në mënyrë që të përfshihen edhe përdoruesit e shërbimeve tjera siç janë Google Talk, AIM dhe MSN Messenger. Facebook është një fillim i mirë për Friend Edge, por shpresojmë që ky nuk është fundi./pcworld.al

Lajmet e fundit>