Lajmet

Personat e famshëm më të “rrezikshëm” në internet

Publikuar , 12 Shtator 2012
0
Personat e famshëm më të “rrezikshëm” në internet

Firma e sigurisë McAfee ka përpiluar një listë me personalitet më të rrezikshme të Hollywoodit. Kjo do të thotë: emrat e cilëve prej tyre janë më të rrezikshmit për t’u kërkuar në internet? Cilët nga ata kanë më tepër mundësi të sjellin viruse apo maluere ne kompjuterin tuaj?

E para në listë është aktorja e filmave të Harri Poterit, Emma Watson. Atë e pason Jessica Biel, e ndjekur më pas nga Eva Mendes. “Kriminelët online ndjekin trendet më të fundit, zakonisht duke përdorur emrat e personave të famshëm të botës së showbizit, duke i drejtuar përdoruesit nëpër faqe me maluere dhe viruse.

Ato përdoren më pas për të dëmtuar kompjuterin apo për të vjedhur informacione personale dhe fjalëkalime. Këtë vit kërkimet më të spikatura kanë qenë: emri i një personi të famshëm i shoqëruar me fjalën ‘shkarko falas’ (free downloads) apo ‘foto nudo’”.

Studimi tregoi se ka 12.6% mundësi që kërkimet për shkarkime mbi foto të Emma Watson të të çojnë nëpër faqe ueb me maluere.

Po ashtu, rezultoi se kërkimet mbi personalitete femra kanë më tepër gjasa për të përmbajtur kërcënime online se sa ato mbi personalitete meshkuj. (PCWorld Albanian)

Lista me 10 personalitet më të ‘rrezikshëm’ në ueb është:

1. Emma Watson

2. Jessica Biel

3. Eva Mendes

4. Selena Gomez

5. Halle Berry

6. Megan Fox

7. Shakira

8. Cameron Diaz

9. Salma Hayek

10. Sofia Vergara

LEXO EDHE:  Skuteri elektrik i Xiaomi mund të hakohet dhe kontrollohet nga distanca

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>