Analiza

Pesë arsye pse ju duhet të përdorni Internet Explorer 9

Publikuar , 10 Mars 2011
0
Pesë arsye pse ju duhet të përdorni Internet Explorer 9

Faqet e mbështetura

Me Internet Explorer 9, Microsoft ka ndërruar përqendrimin e uebshfletuesit. Në vend që të jetë një vegël që ngarkon faqe, IE9 ofron një përvojë të ndërlidhur që trajton uebin si një shtesë të kompjuterit desktop dhe trajton uebfaqet më shumë si aplikacione. Dhe, si aplikacionet, uebfaqet e vizituara më së shumti do të jenë të mbështetura në shiritin e veglave në Windows 7 për qasje të lehtë. Faqet e mbështetura hapen në një dritare të re të shfletuesit me ikonën e faqes në anën e majtë lart, duke e bërë më të lehtë rikthimin në faqen fillestare, “ballinën”. Faqet mund të marrin përparëist e veglave dhe të shkojnë në lista që të ofrojnë qasje me klikim të djathtë për funksionet e zakonshme brenda faqes.

Ndarje të zmadhuara

Shfletimi me tabe është i shkëlqyer për të hapur dhe parë shumë faqe në të njëjtën kohë. Nganjëherë, mëgjithëse ju keni nevojë që të shihni faqet e vendosura në tabe anash. Me IE9, ju mund të zhvendosni tabe për t’i parë faqet si dritare të ndara të shfletuesit. Ju gjithashtu mund të zhvendosni tabet prapa në dritaren kryesore, kur ju keni mbaruar së shikuari faqet dhe IE9 i ngjyros tabet, kështu që ju lehtësisht mund të identifikoni faqet që janë të lidhura me ndonjë tjetër.

Menaxhuesi i shkarkimeve

Kjo veçori ka ekzistuar në shfletuesit rivalë si Firefox për një kohë, por është veçori e re në Internet Explorer.  Menaxhuesi i shkarkimeve i ndjek skedarët që ju shkarkoni nga interneti me shfletuesitn tuaj dhe ju ndihmon me lajmërime se kur një skedar mund të jetë i rrezikshëm. Për lidhjet e ngadalshme të internetit, Menaxhuesi i Shkarimeve i IE9 gjithashtu ju mundëson që të ndalni dhe rifilloni shkarkimet.

LEXO EDHE:  Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

Gjurmimi mbrojtës

Gjurmimi i listave të mbrojtura në IE9 emërotn uebfaqet që të kufizojë komunikimin e gjurmimit të të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë.

Përshpejtimi harduerik

Grafika e përshpejtuar harduerike është ndoshta pjesa më e mirë në IE9. Internet Explorer 9. Internet Explorer kontakton lehtësisht brenda fuqisë procesorike të grafikës së kompjuterit për të përmirësuar funksionimin e punëve si rrjedhja e videove online dhe lojërat online. Natyrisht, kompjuteri juaj duhet të ketë një kabëll të ndarë GPU për të dërguar punën e përshpejtuar të grafikës, por supozimi se kompjuteri juaj është i pajisur me IE9 lejon një përvojë të re në ueb.

Internet Explorer 9 kërkon Windows Vista (SP2 ose më të ri) ose Windows 7 — ai nuk do të funksionojë në Windows XP. Harduerët më të rinj janë të përdorshëm për të marrë përparësinë e plotë të përpunimit të përshpejtuar të informacionit në harduer. Internet Explorer është i përshtatshëm vetëm për Windows, kështu që, nëse jeni duke përdorur Linux ose Mac OS, ju nuk mund të bashkangjiteni në përvojën që ju ofron IE9./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>