Vëzhgim

Pesë mënyra me të cilat operatorët tuaj wireless orvaten t’ju kreditojnë

Publikuar , 23 Nëntor 2010
0
Pesë mënyra me të cilat operatorët tuaj wireless orvaten t’ju kreditojnë

Këtu janë pesë mënyra se si operatori juaj përpiqet t’ju vjelë para shtesë dhe çfarë mund të bëni ju që ta ndaloni atë. Gjithashtu kontrolloni edhe veçoritë e “Tarifave tinëzare” në faqen 99 për më shumë këshilla se si t’i mënjanoni detyrimet e padëshiruara. Tarifat e teksteve: Unë kurrë nuk e kam kuptuar pse këto janë të ndara nga plani i të dhënave, mirëpo ky është realiteti. Dy skenarë të mundshëm mbingarkese. Ndoshta nuk jeni duke shkuar shumë afër numrit që plani juaj ju mundëson ose operatori juaj është duke ju goditur me tarifa shtesë për shkak se ju e keni nënvlerësuar se sa shpesh do të përdorni mesazhet me tekst. Nëse jeni duke dërguar mesazhe, me një fjalë, ju jeni duke ndërtuar një njehsor të mesazheve me shumë mesazhe të zbrazëta.
Përpiquni të dërgoni disa mesazhe që aktualisht kanë një kuptim- do të mund ta kuptoni që me të vërtetë nuk ju nevojitet një plan i pakufizuar. Në anën tjetër, nëse mesazhet me tekst janë mediumi juaj i zgjedhur për të komunikuar në rrethin tuaj, atëherë ndoshta ka ardhur koha që të lëvizni në një plan që përfshin tekste të pakufizuara. Përderisa jeni në planin aktual, hidhjani një sy shërbimit më zë, nëse jeni duke e shfrytëzuar vetëm tekstin, ndoshta nuk do t’ju nevojiten aq shumë minuta me zë. Kontrata dyvjeçare: Admiruesit e iPhone mund ta kalojnë këtë seksion (sepse askush nuk mund të blejë një iPhone pa nënshkruar një kontratë dyvjeçare). Për të tjerët: Konsideroni se çfarë vlere jeni duke përfituar në telefonin e ri kur të nënshkruani marrëveshjen më djallin wireless-telco- ju jeni duke bërë një zotim dyvjeçar në këmbim të një kursimi dyqind dollarësh për celularin tuaj të ëndrrave. A jeni të sigurt që do ta dëshironi atë telefon pas një viti, shumë më pak se dy? Zgjedhja, natyrisht, është që ose të zgjidhni një kontratë më të shkurtër (kërkoni për ndonjë që ofron celularë të subvencionuar) ose të mënjanoni një kontratë tërësisht dhe të paguani shumë dollarë për një celular të paketuar. Ndoshta do të dëshironit që t’u hidhni një sy edhe shërbimeve të parapagimit, të cilat  janë duke ofruar disa celularë të shkëlqyer; me një  shërbim parapagimi, fillimisht sigurohuni që të kontrolloni zonën e tij të mbulueshmërisë. Nëse përpiqeni të dilni jashtë kontratës suaj ekzistuese, mbani mend që operatori do ta paravlerësojë atë duke u bazuar se sa gjatë do të jeni klient i asaj kompanie. Mësoni për politikat e largimit të mëhershëm nga ai operator para së të nënshkruani.
Tarifat e telefonatave jashtë vendit: Një celular AT&T ose T-Mobile mund t’ju shoqëroj për në Evropë ose rajonet e tjera që përkrahin telefona GSM/GPRS. Mirëpo, nëse nuk e planifikoni paraprakisht, ju sigurisht se do të verboheni me fatura të mëdha të tarifave roaming. Konsumatorët e AT&T mund t’i ulin tarifat e tyre të thirrjeve me zë duke paguar një shumë prej 6$ në muaj për kompaninë World Traveler Service. Thirrjet me zë jashtë vendit variojnë në çmim, mirëpo  AT&T zakonisht tarifon 1.29$ për minutë për thirrjet e bëra në dhe nga Franca, përderisa abonuesit e tij World Traveler paguajnë 99 centë në minutë. Një këshillë se si t’i minimizoni tarifat tuaja të roaming-ut: fikeni celularin tuaj ose futeni në mënyrën i zënë kur nuk mund t’i përgjigjeni thirrjeve. Përderisa një thirrje nga brenda e godet rrjetin e jashtëm për t’ju  kontaktuar, ju do të kreditoheni sipas tarifave të po atij vendi edhe nëse telefonuesi ju lë porosi. Në fakt, ju do të mund të pësoni një kreditim të dyfishuar: kur thirrja e papërgjigjur kthehet prapa në voicemail-in tuaj në SHBA, operatori i huaj mund t’ju kreditojë për thirrjen e dërguar pas.  Mirëpo, nëse rrjeti nuk mund ta gjejë telefonin tuaj, thirrja do të shkojë drejt e në voicemail, duke mos pësuar tarifa të jashtme roaming.
Thirrja nëpërmjet Skype ose ndonjë shërbimi tjetër Voice-over-IP mund t’ju kursejë paratë, nëse mund të gjeni ndonjë rrjet Wi-Fi.
Tarifat e jashtme të të dhënave: Planet e pakufizuara të të dhënave nga operatorët e SHBA-ve nuk aplikohen në shërbimet e të dhënave në rrjetet e jashtme. Tarifa themelore e  AT&T për roaming ndërkombëtar të të dhënave është 1.95 centë për kilobajt për të dhëna të dërguara ose të pranuara. Tarifat arrijnë deri në 20$ për megabajt. Fatmirësisht, AT&T ofron pako ndërkombëtare për roaming të të dhënave, që zvogëlojnë tarifat tuaja në mënyrë të konsiderueshme. Mos harroni të blini një pako të tillë nëse planifikoni të përdorni smartphone-in tuaj për e-mail ose shfletim web-i. Tarifat e pakove variojnë nga 25$ për 20MB dhe nga 200$ për 200MB- mirëpo edhe nëse e kaloni këtë kufizim, tarifa e tepruar e një gjysmë centi për kilobajt është ende më lirë sesa tarifa e zakonshme prej 1.95 centësh. Përdoruesit e iPhone, të cilët  dëshirojnë që të jenë syhapur në shpenzimin e të dhënave përderisa janë me shërbimin roaming, duhet të shkojnë në

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Settings•General•Usage dhe të shikojnë nën të dhënat e rrjetit të celularit. Bëjeni këtë kur të arrini për herë të parë në destinacionin tuaj të jashtëm dhe mund t’i rirregulloni të gjitha statistikat për të filluar llogaritjen e shfrytëzimit prej tani e tutje. Gjoba e shtypur: Kur ka qenë hera e fundit që keni vështruar me kujdes faturën tuaj të telefonit? Ky ushtrim mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse shfrytëzimi juaj është në vijë me planin tuaj. Ju mund ta kuptoni, për shembull, që nuk jeni as afër atij numri minutash për të cilat ju paguani. Gjithashtu, shikoni me kujdes për tarifat më të vogla në fund të faturës, për gjërat që kurrë nuk i keni dëshiruar. Para disa vitesh, shumë njerëz ankoheshin në lidhje me tarifat e shërbimit të asistencës së rrugëve dhe kush e di se çfarë tarifash të tjera fshihen në faturë?

Lajmet e fundit>