Lajmet

Pesë veçori të reja në Ubuntu 12.10 ‘Quantal Quetzal’ Beta 1

Publikuar , 13 Shtator 2012
0
Pesë veçori të reja në Ubuntu 12.10 ‘Quantal Quetzal’ Beta 1

Janë bërë vetëm dy muaj që nga lëshimi i versionit të vet të parë alpha të Ubuntu Linux 12.10 “Quantal Quetzal” dhe ai lëshim ishte ndjekur nga dy përsëritje të tjera alpha gjatë verës.

Gjatë fundit të javës së kaluar, distribucioni i lirë dhe me burim të hapur Linux bëri debutimin në fazën testuese beta gjatë rrugës së vet në lëshimin përfundimtar, i cili pritet të bëhet në tetor.

Dhe çfarë ka të re në lëshimin e parë beta? Këtu janë disa nga më kryesoret.

1. Enkriptim i tërë diskut

Njëra nga ndryshimet më mbresëlënëse në këtë lëshim të ri nga një perspektivë e biznesit, në veçanti, është që Ubuntu 12.10 tani vetvetiu mbështet enkriptim të diskut të plotë dhe menaxhuesit të vëllimit logjik (LVM). Për përdoruesit në ndërmarrje dhe qeveri me kërkesat për siguri, kjo gjë do të mund të ishte një gjë mjaft me leverdi.

2. Një imazh i vetëm, i forcuar

Derisa versionet paraprake të Ubuntus erdhën në disa imazhe, versioni i ri beta i Quantal Quetzal vjen vetëm në një imazh, të forcuar të Ubuntus. “Nuk ka më një imazh me madhësinë e një CD-je, DVD-je, tradicionale, ose imazh tjetër, por në vend të kësaj një imazh i vetëm Ubuntu prej 800MB që mund të përdoret nga USB-ja ose DVD-ja,” shpjegoi në lajmërimin zyrtar ekipi i projektit.

Sidoqoftë, Ubuntu Server është ende një imazh me madhësinë e një CD-je tradicionale në këtë lëshim.

3. Nuk ka më Unity 2D

Më parë përdoruesit që nuk kishin mundësi në përshpejtim harduerik duhej të përdornin versionin 2D të Unity, por tani vetvetiu është 3D Unity.

LEXO EDHE:  Pinterest numëron 300 milionë përdorues

Për ata pa përshpejtim harduerik, sistemi operativ automatikisht do të përdorë drajverin Mesa 3D LLVMpipe për të kryer llogaritjet 3D duke përdorur CPU-në. Ndërsa Unity, është përditësuar në versionin 6.4, që përfshin mbështetje për vëzhgimet “dash” dhe “coverflow”.

4. Një menaxher i ndryshuar për përditësim

Ajo që quhet më parë Update Manager tani është riemëruar si Software Updater në këtë version beta dhe kontrollon për përditësime çdo herë kur lëshohet.

5. Pakot e përditësimit

E fundit, po jo më pak e rëndësishmja në Ubuntu 12.10 Beta 1 përfshin ligjërimin Linux 3.5.3, një stack i ri X.org, Python 3, LibreOffice 3.6.1 dhe GNOME 3.5.90 për shumicën e komponentëve. Integrimi i aplikacioneve në ueb siç duket ende funksionon.

Kubuntu, Edubuntu dhe Ubuntu Studio po ashtu kanë marrë statusin Beta 1, ashtu si edhe Ubuntu Server. Ajo që pritet të vijë është edhe një version tjetër beta gjatë këtij muaji përpara lëshimit të sistemit operativ siç është planifikuar të bëhet më 18 tetor.

Nëse dëshironi ta provoni Ubuntun në këtë fazë të tanishme testuese, ju mund ta shkarkoni atë këtu. (PC World Albanian)