Analiza

Pesë vite me Youtube

Publikuar , 17 Maj 2010
0
Pesë vite me Youtube

YouTube ka lindur në prill të vitit 2005, dhe nëse klikoni këtë link mund të shihni videon e parë që është paraqitur në YouTube, ku shihet bashkëthemeluesi Jawed Karim para një prezantimi elefantësh në kopshtin zoologjik në San Diego. Prej këtij hapi e tutje, puna e faqes vetëm përmirësohej.

Në tetor të vitit 2006
, Google bleu YouTube për 1.65 miliard dollarë, e cila veçse ishte bërë një lokacion i popullarizuar në ueb për video amatore. Megjithatë, faqja u ndot mjaft shumë edhe me video pirate, që na shtynë tek hapi i radhës.

Në mars të vitit 2007, Viacom kërkon nga Google që të largojë 100.000 klipe që shkelin të drejtat autoriale, nga YouTube. Google pajtohet, por kjo nuk mjafton, dhe një muaj më vonë Viacom padit me 1 miliard dollarë për shkelje të të drejtave të autorit, duke aluduar në atë se YouTube është ndërtuar mbi pirateri. Kjo akuzë ende vazhdon të jetë e pranishme, pavarësisht se Google ka vendosur sisteme filtruese kundër-piraterisë në tetor të vitit 2007.

Në dhjetor të vitit 2008
, YouTube kalon në HD, dhe ofron mundësi për vendosjen e videove në kualitet të lartë 720p. Një vit më vonë shtohet funksion për video 1080p.

Në prill të vitit 2009, YouTube vendos partneritet me studio të mëdha në Hollywood. Dhe më në fund tenton ofrimin e videove Premium përmes burimeve të saja speciale.

Në maj të vitit 2009, pornografia sulmon! Kjo duket se ndodhi pasi kohë pas kohe fshinte muzikë nga faqja, dhe disa hakerë bombarduan YouTube me mijëra video pornografike. Videot bartën emra të popullarizuar dhe terme kërkuese të popullarizuara, dhe shumë prej tyre patën edhe lidhje drejt mawlare.

Në qershor të vitit 2009
, YouTube ndriçon mbi Iranin. Ajo ishte një prej veglave të vetme të mbetura për protestuesit ndaj zgjedhjeve Iraniane. Një video anonime, që shfaqi edhe vrasjen një gruaje në rrugët e Iranit, fitoi çmimin George W. Polk, që është çmim i rëndësisë së jashtëzakonshme për gazetari.

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonisë fikse, Shqipëria poshtë mesatares së rajonit

Tre vite iu deshën Google, pas blerjes së YouTube, që në tetor të vitit 2009, të arrijë shërbimin e 1 miliard videove në ditë. Shtatë muaj më vonë, numri i videove ditore u dyfishua.

janar të vitit 2010, paraqitet në burim për marrje me qira të filmave.

Ndërsa në maj të vitit 2010
, YouTube feston pesë vjetorin me 2 miliard shikime ditore, e për të kuptuar si festohet shikoni video kanalin e YouTube.

Lajmet e fundit>