Lajmet

Peticion për të bërë sulmet DDoS si “formë të ligjshme protestimi”

Publikuar , 13 Janar 2013
0
Peticion për të bërë sulmet DDoS si “formë të ligjshme protestimi”

Në uebfaqen whitehouse.gov është krijuar një peticion për t’i bërë si formë të ligjshme të lirisë së shprehjes sulmet DDoS.

Krijuesi i peticionit beson që DDoS nuk është “ndonjë formë e hakimit në ndonjë mënyrë” dhe është një formë legjitime e protestimit me avancimin e internetit. Është e njëjtë me klikimin e përsëritur të butonit për rifreskim në një uebfaqe. Është, në këtë mënyrë, pa ndonjë dallim si ndonjë protestë “pushtimi” thuhet në peticon.

“Në vend se një grup i njerëzve të qëndrojë jashtë një ndërtese për të zënë vendin, ata janë duke pasuruar kompjuterin e tyre për të zënë një uebfaqe për të ngadalësuar,ose ndalur shërbimin e asaj uebfaqeje të caktuar për një kohë të shkurtër.”

Themeluesi i peticionit është po ashtu duke i kërkuar qeverisë amerikane që menjëherë të bëjë lëshimin e atyre që janë burgosur për sulmet DDoS dhe duan që këto krime të largohen nga regjistrat e tyre.

Grupi i hakerëve Anonymous ka paraqitur një mbështetje për peticionin. Llogaria @YourAnonNews në Twitter postoi: “Është e ligjshme në Gjermani kështu që pse jo këtu? Nënshkruajeni këtë peticion për ta deklaruar DDoS-in si një formë të shprehjes së lirë të mbrojtur nga Amendamenti i parë.”

Anonymous ka përdorur DDoS-in për protesta politike, si sulmet DDoS në vitin 2010 kundër uebfaqes së ndërmarrjes zvicerane për transaksione të pagesave, PostFinance, si shpagim për ndalimin e një llogarie të hapur nga themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange. Peticioni duhet të arrijë 25,000 nënshkrime deri më 6 shkurt për të marrë një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.

Deri më tani 1441 nënshkrime janë bërë për ta bërë sulmin DDoS si formë të ligjshme protestimi. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  3 funksione që presim ti shohim tek iPhone i 2019 dhe që Galaxy S10 i ofron

DDos

Tags >

haker
Lajmet e fundit>