Lajmet

Peticion për të lejuar përdorimin e shërbimit PayPal në Kosovë

Publikuar , 31 Gusht 2013
0
Peticion për të lejuar përdorimin e shërbimit PayPal në Kosovë

Janë paraqitur shumë ankesa në lidhje me pengesat për pagesa online nga Kosova për në vendet e tjera, si dhe për vështirësitë e përdorimit të PayPal-it në Kosovë.

Për këtë, Amar Syla nga Prishtina ka hapur një peticion online ku i nevojiten edhe 203 nënshkrime për të përmbushur nënshkrimet e nevojshme për peticionin.

Këtë peticion ai synon që ta dërgojë tek disa banka në Kosovë si ProCredit Bank, Teb Bank, pastaj edhe tek Ministria e Financave dhe PayPal, në mënyrë që konsumatori nga Kosova të mos ketë më probleme me pagesa nëpërmjet PayPal-it.

Ai kërkon që institucionet si bankare, apo edhe shtetërore, të rregullojnë raportet në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me rregullim të gjendjes së tanishme dhe vendosje të një funksionimi normal të PayPal-it edhe për përdoruesit nga Kosova.

Amar Syla e ka përshkruar kështu kërkesin e tij në peticion:

“Së fundi, PayPal ka mbyllur llogaritë që kanë pasur një pjesë të adresës në Shqipëri dhe pjesën tjetër në Kosovë. Ata nuk janë duke i lejuar banorët e Kosovës që të përdorin PayPal, ne duhet të kemi një adresë të plotë të Shqipërisë.

PayPal i është përgjigjur porosisë sonë duke thënë që bankat e Kosovës nuk dëshiruan të nënshkruajnë një marrëveshje me PayPal, kështu që peticioni nuk është duke pasur si shënjestër vetëm PayPal, por gjithashtu edhe bankat dhe institucionet e Kosovës.

Ne dëshirojmë që PayPal ta njohë Kosovën dhe të na e mundësojë që të përdorim shërbimet e tyre, por duket që kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e institucioneve përkatëse të Kosovës.”

Ky peticion sipas informacioneve është hapur para 4 muajve dhe deri më tani ka marrë 796 nënshkrime. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Skandali i privatësisë së Venmo, pse nuk duhet ti lini transaksionet publike

paypal

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>