Analiza

Pew: 47% e përdoruesve amerikanë të Facebook-ut i marrin lajmet nga rrjeti social

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Pew: 47% e përdoruesve amerikanë të Facebook-ut i marrin lajmet nga rrjeti social

facebookkFakti që Facebook-u është rrjeti më i madh social në botë, me mbi 1.15 miliardë përdorues, nuk është më surprizues.

Kjo e bën atë një ndër platformat e preferuara për të marrë lajmet e fundit. Shumica e njerëzve e përdorin realisht për të lexuar gjithçka që ndodh në botë apo në rajonin e tyre dhe shifrat janë ndoshta më të larta nga sa mund të mendonin shumë njerëz.

Në SHBA, 47% e përdoruesve të Facebook-ut i marrin lajmet nga rrjeti social. Në SHBA, ka mbi 128 milionë përdorues aktivë në muaj në Facebook, dhe mbi 101 milionë janë aktivë çdo ditë. Në raport me popullsinë e përgjithshme në SHBA, rezulton se 30% e njerëzve i marrin lajmet nga rrjeti social.

Madje, 22% e njerëzve mendojnë se Facebook-u është një mënyrë e dobishme për të marrë lajmet e fundit. Të dhënat kanë derivuar nga një sondazh i kryer në fund të gushtit nga Pew Research Center në bashkëpunim me John S. dhe James L. Knight Foundation.

1-Facebook-and-NewsNë sondazh kanë marrë pjesë njerëz mbi moshën 18 vjeç. Çështja është se si ua ka shpjeguar Pew termin “lajme” të anketuarve? Me fjalën “lajme” është nënkuptuar “informacione mbi evente dhe çështje që nuk përfshijnë vetëm miqtë apo familjarët tuaj.”

Pjesës më të madhe të përdoruesve, lajmet thjesht u shfaqen në furnizuesin kryesor dhe ata i lexojnë. Numri i përdoruesve që hyjnë në Facebook për të marrë lajme është më i vogël, rreth 38%. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube Music e bën më të lehtë menaxhimin e listave të këngëve

Lajmet e fundit>